.

.

BallinaPremtimeKu janë matësit e cilësisë së ajrit?

Ku janë matësit e cilësisë së ajrit?

Në fushatën e viti 2017 për marrjen e mandatit të dytë, mjedisi ka qenë një ndër pikat kyçe, në të cilat qeveria aktuale bëri një sërë premtimesh. Përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe monitorimi i parametrave të tij ishte premtimi i dytë në programin e qeverisjes për vitin 2017-2021.

*Pjesë nga programi i qeverisjes socialiste për vitin 2017-2021

Nisur nga kjo dekalaratë “Faktoje” pyeti Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit si dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për numrin e matësave të instaluar në vendin tonë nga viti 2013 deri në 2021. Nga të dyja kërkesat Agjencia e Mjedisit na informoi se janë vetëm 6 matësa të instaluar në të gjithë vendin, në bashkitë: Durrës, Shkodër, Fier, Korçë, Tiranë dhe Elbasan.

*Përgjigja nga AKM (Agjencia Kombëtare e Mjedisit)

Ndryshe nga ajo çfarë ishte premtuar katër vite më parë, vetëm 6 qytete janë pajisur me matësat e cilësisë së ajrit.

Mungesë fondesh?

Në një VKM  për Miratimin e Planit Kombëtar për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit të vitit 2019 të miratuar nga ZV. Kryeminstri Erion Braçe citohet se : “ Fatkeqësisht, mungesa e deritanishme e një financimi të përshtatshëm, si dhe deficitet e burimeve, e limitojnë në mënyrë të ndjeshme aftësinë për të ndërmarrë të gjithë monitorimin, që kërkohet për raportimin mbi shkarkimet në ajër dhe cilësinë e ajrit në mjedis”

* VKM  për Miratimin e Planit Kombëtar për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit

Vetëm një vit më vonë Delegacioni i BE në Tiranë ka publikuar disa nga projektet e BE në Shqipëri për mjedisin. Sipas tyre BE ka dhënë 212  milionë euro mbështetje financiare për projektin “Mushkëri të gjelbra për qytetin tonë”, në 10 vitet e fundit  ku përfshihet monitorim për cilësinë e ajrit, ndotjen e zhurmës dhe gjelbërimin urban.

*Pjesë nga prezantimi

Greenlungs”, projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian, ka dy vjet që mat cilësinë e ajrit në Tiranë, Durrës Elbasan dhe Shkodër qytete në të cilat janë kryer edhe investimet për vendosjen e matësave. Nga kjo listë mungojnë qyteti i Fierit dhe Korçës.

*Faqja

Ndërsa Agjencia Kombëtare e Mjedisit në raportin vjetor  për gjendjen e mjedisit për vitin 2020, pasqyron matjen e cilësisë së ajrit edhe për qytetet e Beratit, Kukësit dhe Gjirokastrës dhe Korçës, ndërsa për Fierin nuk gjejmë asnjë informacion të bërë publik mbi parametrat e cilësisë së ajrit.

A janë fuksionalë matësat e cilësisë së ajrit dhe aksesi i publikut në informacion

Në Shqipëri ekziston një ligj për mbrojtjen e mjedisit. Ligji 162/2014, “Për mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit në Mjedis”. Sipas ligjit, përveçse qeveria duhet të bëjë matje, ajo duhet edhe të informojë qytetarët.

*Ligji për bërjen publike të informacioneve për ndotjen e ajrit

Faktoje vendosi të kontrollojë faqet zyrtare të bashkive në të cilat janë instaluar matësit.  Në faqen e bashkisë Elbasan aplikacioni Parametrat Ambjentalë për të paktën x ditët e fundit nuk ka treguar asnjë të dhënë mbi matjet që janë kryer nga stacionet në terren. Faktoje e monitoroi faqen për tre ditë dhe në asnjë prej tyre nuk gjetëm rezultate të matjeve.

*Grafikët me të dhënat e matjeve për 24 orët e fundit për të gjithë sensorët.

 

 

Nëse janë funksionalë matësat në këto 6 qytete Faktoje i ka nisur një kërkesë të dytë për informacion Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe është në pritje të një përgjigje.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img