.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëKryemadhi: “Covid-19” është konspiracion, u krijua në kushte laboratorike

Kryemadhi: “Covid-19” është konspiracion, u krijua në kushte laboratorike

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në dy intervista të ndryshme televizive është shprehur se koronavirusi “Covid-19” është krijuar në kushte laboratorike. Kryemadhi argumentoi se virusi, ashtu siç u krijua mund edhe të luftohet. Por këto pretendime, të artikuluara edhe nga persona të tjerë publikë janë hedhur poshtë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një intervistë për Report Tv më 25 prill tha se koronavirusi “Covid-19” është një konsipacion politik. Kryemadhi shtoi se virusi në fjalë është krijuar në kushte laboratotike.

Ky nuk është virus bakterologjik. Këtë e kupton shumë mirë çdo njeri që ka bërë biologji. Ne e dimë shumë mirë që ky është një virus laboratorik që nuk është i prodhuar nga natyra, por është prodhuar në laborator dhe ashtu siç është prodhuar edhe mund të luftohet, – u shpreh Kryemadhi.

Një deklaratë thuajse identike, në po të njëjtën ditë Kryemadhi e bëri edhe në një intervistë për Ora News.

Për mua çështja covidit është një konspiracion, i cili ka të bëjë me gjëra të tjera por, nuk jam unë askush që mundet të ndryshojë këtë situatë, – u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi se biologët e dinë shumë mirë se koronavirusi “Covid-19” është krijuar në kushte laboratorike.

Covid-19 është virus i krijuar në laborator, doli jashtë kontrollit, – shtoi Kryemadhi.

Mënyra sesi koronavirusi i ri lindi dhe u përhap, ende diskutohet mes politikanësh, epidemiologësh apo organizmash ndërkombëtarë të shëndetit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, të martën më 21 prill sqaroi se koronavirusi ka origjinë shtazore dhe nuk është prodhuar në laborator.

Të gjitha provat në dispozicion sugjerojnë se virusi ka një origjinë shtazore dhe nuk manipulohet ose ndërtohet në një laborator ose diku tjetër, u shpreh zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib në një konferencë për shtyp nga Gjeneva, Zvicër.

Edhe Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC më herët shpjegoi se SARS-CoV-2 (Covid-19) ka origjinë shtazore duke eleminuar mundësisë e krijimit në kushte laboratorike.

Deklaratën e kryetares së LSI-së, Kryemadhi, në raport me sqarimet e OBSH-së dhe CDC-së do e kategorizojmë si “Të pavërtetë”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img