BallinaFaktometerE PavërtetëKryebashkiaku i Belshit nuk është arrestuar dhe as është kallëzuar në SPAK

Kryebashkiaku i Belshit nuk është arrestuar dhe as është kallëzuar në SPAK

Viola Keta

Në 10 korrik, portali timoni.news31 raportoi se është arrestuar kryebashkiaku i Belshit Arif Tafani. I njëjti portal njofton se ndaj këtij zyrtari vendor është bërë edhe kallëzim penal në SPAK. Artikulli mban si datë publikimi 10 korrik 2022. Faktoje bëri një verifikim të këtij lajmi, i cili që në titullin e tij ka gabime drejtshkrimore.

Fillimisht bëmë një verifikim online dhe rezulton se i njëjti lajm, të cilit timoni.newsal i ka ndryshuar titullin, gjendet i publikuar nga një tjetër portal në datën 8 mars 2021.

Pas këtij verifikimi ne kontrolluam në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit nëse kishte njoftime për shtyp në lidhje me ndonjë procedim apo urdhërarresti për kryebashkiakun Arif Tafani. Deri në datën 14 korrik kur u bë verifikimi nuk rezulton që ky person të jetë arrestuar apo proceduar.

Në 12 korrik Faktoje iu drejtua me një kërkesë zyrtare për informacion SPAK, nëse ka ndonjë kallëzim apo procedim ndaj kryebashkiakut të Belshit, Arif Tafani. Përmes përgjigjes zyrtare SPAK u përgjigj se nuk ka procedim në lidhje me këtë zyrtar.

Kërkesa për informacion nisur SPAK

Përgjigja zyrtare nga SPAK

Së fundi Faktoje kontaktoi me Bashkinë Belsh në lidhje me lajmin e publikuar për arrestimin e kryebashkiakut Arif Tafani. Përfaqësues të institucionit mohuan që kryetari i bashkisë apo ndonjë zyrtar tjetër të jetë arresuar.

Nga verifikimi i Faktoje rezulton se lajmi i publikuar nga portali timoni.news31 është i pavërtetë.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img