ANXHELA RUÇI & MERXHAN DACI
Valbona Sako, e zgjedhura në krye të Bashkisë së Durrësit deklaron të ardhura vetëm nga paga dhe qiraja që merr nga një apartament në Tiranë. Punonjëse e administratës që prej 2013-s, Sako dhe bashkëshorti kanë në bankë rroga të patërhequra.
————————————————————————————————————————————————————-
Valbona Sako u zgjodh kryebashkiake e Durrësit nën siglën e Partisë Socaliste nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ajo ka lindur në Durrës dhe ka formim akademik në fushën e ekonomisë.
E para grua e zgjedhur në krye të bashkisë së qytetit të Durrësit, Valbona Sako ka nisur punën që në vitin 1993.
Nga viti 2013 deri në maj të vitit 2019, Valbona Sako, ka mbajtur funksionin e Drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës.
“Faktoje” ka verifikuar pasurinë e deklaruar të Valbona Sakos nga viti 2015-2018, bazuar mbi të dhënat e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI).
Të ardhura nga llogaritë bankare
Të ardhura nga paga dhe burime të tjera pasurie
Të ardhurat e paraqitura në grafikun ilustrues kanë ardhur kryesisht nga paga që Valbona Sako ka marrë si Drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës, prej rreth 100,000 lekësh në muaj.
Nga deklarimi i Valbona Sakos dhe bashkëshortit të saj, rezultojnë disa paga të patërhequra.
Në vitin 2018, përveç të ardhurave nga paga, ajo ka deklaruar të ardhura nga qeraja e një apartamenti në Tiranë në vlerën e 587,648 lekëve.
Sako ka deklaruar në ILDKPKI se zotëron 1,400,000 lekë “cash” në shtëpi. Ajo ka po ashtu në zotërim një shumë prej 107 584,76 dollarësh kanadezë.