BallinaFaktometerPa kategoriKrimi mjedisor në Bajram Curri, mbetjet e qytetit digjen gjatë natës

Krimi mjedisor në Bajram Curri, mbetjet e qytetit digjen gjatë natës

Të dielën e 12 korrikut, qyteti i Bajram Currit u zgjua në mes të tymit nga djegia e mbetjeve në pikën e grumbullimit që ndodhet në hyrje të qytetit. Në këtë vend, ku depozitohen rreth 70 për qind e mbetjeve të rrethit të Tropojës është raportuar për zjarrvënie, por autorët ende nuk dihen. Katër punonjës të zjarrfikëses u dërguan për ndihmë mjekësore në spital si pasojë e intoksikimit.


Një ndjekës i Faktoje, ka dërguar pamjet pranë redaksisë sonë. “Faktoje” kontaktoi me kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, i cili duke akuzuar si shkaktarë të zjarrit, kundërshtarë politikë, u shpreh se për momentin problemi është vënë nën kontroll. Byberi shtoi gjithashtu se Bashkia Tropojë ka kërkuar hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Faktoje u interesua edhe pranë policisë, e cila konfirmoi hapjen e një hetimi.

Pika e grumbullimit të mbetjeve në Bajram Curri, përpos premtimeve të vazhdueshme për t’u rehabilituar, vijon të mbetet një problem i pazgjidhur. Djegja masive e plehrave në Bajram Curri, është rasti i dytë brenda një muaj, pas asaj të ndodhur në Ishëm të Durrësit, çka shkaktoi ndotje të rëndë të ajrit.

https://www.facebook.com/faktoje/videos/226912638316262/

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img