BallinaProjekteRritja e kapaciteteve për fact-checking mbi çështjen integrimit në BEKrimet seksuale, fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare

Krimet seksuale, fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare

Fjori Theodhoridhi, studente

Abuzimet seksuale janë kthyer një problem vërtet shqetësues, ku vihet re një rritje e ndjeshme e rasteve të personave të  abuzuar. Shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual janë ndërmjet  formave  më të këqija të dhunës  kundër fëmijëve, grave dhe vajzave.

Çdo ditë dhe më shumë po shohim raste të reja  të abuzimeve ku disa janë bërë publike,  edhe falë emisioneve të ndryshme  televizive apo guximit  që vetë personat e abuzuar kanë marë për të denoncuar këto raste. Abuzimet seksuale janë kthyer  një  problem vërtet  shqetësues, ku vihet re një rritje e ndjeshme e rasteve të personave të abuzuar.

Kryesisht ato ndodhin me të mitur të cilët janë të pa përgatitur për  tu përballur  me abuzuesit, dhe bien pre shum lehtë e ngacmuesve . Për sa i përket vitit 2022 sipas denoncimeve të bëra në institucionet përkatës abuzimet seksuale me të miturit  u rritën me 16%  krahas vitit  që lamë pas.

Përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile thonë se ky fenomen mund të parandalohet disi me krijimin e një regjistri të abuzuesve seksualë. Për të identifikuar këta individë, në Kuvend po shqyrtohet propozimi për krijimin e një regjistri abuzuesish.

Ky instrument monitorues, i zbatuar  në disa vende të Bashkimit Evropian ka si qëllim identifikimin nga çdo qytetar me emër, mbiemër dhe foto të personave të dënuar më parë për këtë kategori krimesh. Shqetësimi i adresuar në institucionet ligjvënëse vjen pasi sot rreth 100 persona të dënuar për abuzime seksuale, janë në liri.

Trajtimi i një sërë faktorëve të ndryshëm ndikues dhe parandalues, përfshi këtu institucionet, shoqërinë, median dhe secilin prej nesh individualisht duhet t’i trajtojë këto raste me serioztetin e duhur, në mënyrë që të ketë ulje të rasteve dhe ndërgjegjësim.

*Shkrimi publikohet në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve mbi verifikimin e Fakteve mbi çështjen integrimit në BE” i mbështetur nga Ambasada Suedeze në Shqipëri.

Fotografia kryesore e marrë nga webi.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img