BallinaProjekteForcimi i gazetarisë fact-checkingKopshti Zoologjik nuk u hap më 1 qershor, priten ende disa kafshë

Kopshti Zoologjik nuk u hap më 1 qershor, priten ende disa kafshë

Alked LUKU

Pas 6 afateve të shkelura Kopshti Zoologjik në Tiranë nuk u hap më 1 qershor 2022 ashtu siç u premtua. Vetëm një ditë përpra festës së fëmijëve, kreu i bashkisë së Tiranës lajmëroi se hapja e kopshtit zoologjik do të bëhej në 4 qeshor, pa dhënë ndonjë arsye se përse ky ndryshim. Faktoje verifikoi në terren se ende po vijohet me disa punime të fundit dhe se punërorët e kopshtit zoologjik shprehen se janë ende në pritje të kafshëve, me specifikisht disa majmunëve. 

——————————

“Më 1 Qershor, fëmijët e Tiranës do të marrin një dhuratë shumë të veçantë. Kopshti i ri Zoologjik është thuajse gati dhe do të vijë për të gjithë qytetarët e Tiranës si një pikë tjetër argëtimi.”- shprehet Bashkia e Tiranës më 24 prill të këtij viti ne nje postim ne faqen e tyre zyrtare në web.

Ky premtim jepet dhe nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një inspektimi me fëmijët në Kopshtin Zoologjik të Tiranës të datës 19 maj. Por, një ditë para festës së fëmijëve ky i fundit njoftoi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook se hapja e Kopshtit Zoologjik do të bëhet më 4 qershor, jo me datë 1 siç ishte premtuar nga ai pak ditë më parë.

Screenshot nga postimi i Erion Veliajt në Facebook

Faktoje gjatë një verifikimi në terren më 1 Qershor, konstatoi që punimet ende nuk kanë përfunduar plotësisht, pasi kishte ende punëtorë që po lyenin, po nivelonin rrugët, kabllo elektrike të pa vendosura, si dhe kishte vonesa në mbërritjen e disa kafshëve. “Janë duke i përfundu, prandaj se kanë hapur. Presim të vijnë edhe ca majmunë”- tha për Faktoje një nga punonjësit në Kopshtin Zoologjik.

Mungesa e disa kafshëve është pranuar edhe nga vetë kreu i Bashkisë Tiranë, i cili gjatë  inspektimit të datës 19 maj.

Foto e punimeve brenda Kopshtit Zoologjik të Tiranës, 1 Qershor 2022

Foto e kabllove elektrikë brenda Kopshtit Zoologjik të Tiranës, 1 Qershor 2022

 

Kronologjia e afateve të shkelura nga kryebashkiaku Veliaj mbi Kopshtin Zoologjik!

Në vitin 2015, rijetëzimi i Kopshtit Zoologjik ka qenë një ndër premtimet e bëra që në mandatin e parë si kryebashkiak nga zoti Veliaj.

Në 13 tetor të vitit 2018 ai deklaroi se në vitin pasues do të nisnin punimet për Kopshtin Zoologjik.

“Ne do të vemë disa para mënjanë, do të financojmë kopshtin e ri Zoologjik, këtu ku jemi do të bëhett komplet nga e para, do të jetë ndoshta nga më të bukurit, në të gjithë rajonin tonë. Do të bashkojmë të gjithë kopshtin Zoologjik më atë Botanik, pra që dhe bota e bimëve dhe e kafshëve të jetë e përzier”- u zotua Veliaj tre vite më parë.

Edhe në vitin 2019 u përsërit i njëjti premtim.

Në 2020-n zoti Veliaj prezantoi projektin, duke njoftuar edhe nisjen e punimeve për zbatimin e tij.

Në prill 2021, kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë për komunitetin e sidomos për fëmijët:

“Tani që po afron ky 1 qershor, do të jetë një surprizë fantastike për fëmijët, kopshti Zoologjik.”

Në 23 dhjetor 2021,ndërsa inspektonte punimet në terren shtyn përsëri afatin për hapjen e Kopshtit Zoologjik që ishte më 31 dhjetor në 14 mars.

“Shiko pritëm 30 vjet, 3 muaj nuk janë asgjë. Shiko më mirë që tani shtuam dhe këto kafazët e rinj për luanët, më mirë marrim të gjithë kohën e duhur.”

Lexo edhe:

https://faktoje.al/5-afate-te-shkelura-ne-thesin-e-premtimeve-te-bashkise-per-kopshtit-zoologjik/

 

https://faktoje.al/veliaj-kopshti-zoologjik-gati-per-femijet-me-1-qershor/

 

https://faktoje.al/veliaj-nuk-premton-me-afate-per-kopshtin-zoologjik-por-bashkia-tirane-konfirmon-muajin-dhjetor/

 

https://faktoje.al/kopshti-zoologjik-dhe-premtimi-per-hapjen-e-tij-ne-1-qershor/

 

https://faktoje.al/rindertimi-i-kopshtit-zoologjik-premtim-i-pambajtur-i-veliajt/

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img