.

.

BallinaAktualitetKonkursi kombëtar i verifikimit të fakteve Fatos Baxhaku

Konkursi kombëtar i verifikimit të fakteve Fatos Baxhaku

Faktoje ka kënaqësinë të shpallë edicionin e 4-të të konkursit kombëtar për verifkimin e fakteve, një mundësi për gazetarët që duan të kontribuojnë në kërkim të së vërtetës dhe të nderojnë kujtimin e gazetarit të shquar Fatos Baxhaku. 


Tema e interesit:


Premtime zgjedhore
Korrupsioni
Transparenca në financat publike


Si të Aplikoni:


Dërgoni CV-në tuaj dhe plotësoni formularin në info@faktoje.al
Afati i fundit: 10 Shkurt 2025!
3 shkrimet më të mira do të përzgjidhen nga një juri profesionale dhe fituesit do të shpallen në muajin prill.

Kush mund të aplikojë:


Gazetarë të apasionuar pas verifikimit dhe raportimeve të bazuara në fakte për të promovuar mendimin kritik mbi çështje me rëndësi publike.

Ne po kërkojmë produktet më të mira nga gazetarë që përdorin teknikat më efektive të kontrollit të fakteve dhe shfaqin kërkime që përfshijnë analizën e të dhënave, përmbajtje me të dhëna të hapura dhe të tjera burime inovative.

Mos e humbisni mundësinë për të faktuar të vërtetën!

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img