Pretendimi: Ky imazh tregon votimin në Kongresin amerikan për shkarkimin e presidentit Joe Biden

Verdikti: E pavërtetë

———————————————-

Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon pretendimi se Kongresi amerikan ka votuar më 8 korrik 2024 për fajësimin dhe shkarkimin e presidentit Joe Biden.

Në të vërtetë, imazhi i mësipërm është shkëputur nga video e një seance votimi në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan më 22 qershor 2023, kur anëtarët e kësaj Dhome votuan për të ri-referuar artikujt e fajësimit hartuar nga përfaqësuesja republikane Lauren Boebert kundër presidentit Biden tek Komisioni Gjyqësor dhe ai i Sigurisë së Shtetit.

Në dhjetor 2023, Dhoma e Përfaqësuesve votoi pro një rezolute e cila, sipas Republikanëve, do t’u jepte atyre më shumë fuqi për të mbledhur prova kundër Biden dhe për të zbatuar detyrimet ligjore.
Në prill 2024, CNN raportoi se hetimi për shkarkimin e Biden po venitej pasi nuk kishte gjetur prova të qenësishme për 15 muaj.