.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëKomuniteti Mysliman nuk dënoi posterin me gishtin e mesit të Këlliçit

Komuniteti Mysliman nuk dënoi posterin me gishtin e mesit të Këlliçit

Një reagim në rrjetin Facebook ndaj posterit provokues të kandidatit Belind Këllici nuk është një qëndrim zyrtar i Komuniteti Mysliman Shqiptar, ashtu sic u interpretua nga shumë media online. “Faktoje” verifikoi se deklarata është publikuar nga një profil në Facebook i një portali që nuk është më aktiv.

Jona Plumbi

Posteri provokues i kandidatit Belind Këlliçi shkaktoi reagime publike nga organizata të ndryshme, të cilët shprehën shqetësimin e grupimeve shoqërore që ato përfaqësojnë. Një reagim i tillë publik, që dënonte mungesën e etikës së fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” u publikua në rrjetin social Facebook në 25 prill nga profili “Xhamitë e Tiranës”.

I bëjmë thirrje kandidatit të marrë vesh se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me nivelin e kërkuar të sjelljes nga kandidatët në zgjedhje. Gjithashtu, i bëjmë thirrje KQZ-së të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve”, thuhej ndër të tjera në thirrjen e publikuar. 

Brenda një kohe të shkurtër, deklarata u publikua në dhjetra media online, duke u interpretuar si një reagim zyrtar i Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Komuniteti Mysliman ka dënuar ashpër gjestin e kandidatit të dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi, i cili ka mbushur rrugët e Tiranës me foto ku ka nxjerrë gishtin e mesit”,  shkruan gazetatema.net në artikullin ku ka publikuar të plotë reagimin e faqes “Xhamitë e Tiranës”.

Lajmi është shpërndarë në shumë media të tjera online në të njëjtin formë, në disa duke e përsëritur emërtimin “Komuniteti Mysliman”, që natyrshëm i shtyn lexuesit të mendojnë se bëhet fjalë për një qëndrim të strukturës së njohur ligjërisht nga shteti shqiptar si përfaqësuese e besimtarëve myslimanë.

*mediat online që kan shpërndarë në rrjetin social Facebook lajmin për Xhamitë e Tiranës

Pas disa reagimeve publike, të nesërmen e publikimit të lajmin, profili në rrjetin social Facebook nga ku u shpërnda reagimi u mbyll. Gjithashtu, duke kërkuar më tej në një faqe në web me këtë emër https://xhamitetiranes.com/ konstatohet se informacionet, kryesisht të lidhura me besimin islam, nuk janë përditësuar prej të paktën dy vitesh. Publikimi i fundit daton në 24 Dhjetor 2021, si duket edhe në imazhin më poshtë.

*faqja kryesore në rrjet e xhamiteetiranes.com në datën 3 maj 2023

Nisur nga mungesa e informacionit publik mbi këtë faqe, apo informacionit të ofruar nga vetë faqja mbi personat që e menaxhojnë atë, “Faktoje” iu drejtua Komunitetit Mysliman Shqiptar, për ta pyetur për lidhjen mes të dyjave.

Në përgjigjen drejtuar “Faktoje” në 28 prill, KMSH përgënjeshtron lidhjen çdo lidhje të mundshme me këtë deklaratë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përgënjeshtron çdo lajm të rremë apo qëndrim nga çdo individ apo faqe në rrjetet sociale që nuk është në pronësi të KMSH.

Institucioni jonë përfaqëson të gjithë besimtarët pa dallime apo preferenca partiake e politike. Ne kemi qenë dhe jemi neutralë në çdo proces elektoral që zhvillohet në Republikën e Shqipërisë, Kushtetuta e së cilës përcakton qartë rolin e institucionit tonë”, thekson KMSH në përgjigjen e saj.

Në vijim të përgjigjes, KMSH liston edhe faqet zyrtare të këtij institucioni si më poshtë:

  1. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë – Facebook
  2. Myftinia e Tiranës – Facebook
  3. Bujar Spahiu, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë – Facebook
  4. Lauren Luli, Myftiu i Tiranës – Facebook

Nisur nga informacionet e gjetura në rrjet dhe reagimi zyrtar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, lajmi i ndarë gjerësisht në mediat online vlerësohet si i pasaktë.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img