Në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2013, mes premtimeve për përmirësimin dhe modernizimin e sistemit arsimor, ishte edhe
Në programin elektoral në 2913-n kur PS kërkonte të vinte në pushtet, shpallej angazhimi për “Arsim profesional të rindërtuar” dhe një ndër premtimet ishte ngritja e kolegjeve të formimit profesional në tre qytete, brenda mandatit të parë.
*Pjesë nga lista me premtime p
Nisur nga ky premtim i para 7 viteve i publikuar edhe në faq
*Kërkesa për informacion dërguar Ministrisë së Arsimit nga Faktoje.al
Ndërsa ky institucion ende nuk ka kthyer përgjigje Faktoje bëri kërkimet e veta në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe nuk gjetëm asnjë informacion të publikuar mbi institucionet e specifikuara si kolegje profesionale. Nga një tjetër kërkim në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive na rezulton se aktualisht në Shqipëri operojnë vetëm shkolla të mesme të arsimit professional, por asnjë kolegj.
*Lista e objekteve arsimore të cilësuara si shkolla profesionale në Shqipëri për vitin 2021
Kolegji profesional i lartë është institucion i arsimit të lartë me orientim profesional, që përgatit profesionistë me aftësi praktike. Nga ana tjetwr shkollat profesionale, publike dhe private, ofrojnë të gjitha llojet dhe nivelet e arsimit profesional por vetëm parauniversitar. Ky i fundit është i vetmi shërbim që ofrohet në vendin tonë.
Tirana
Aktualisht në Tiranë operojnë 8 shkolla profesionale por asnjë kolegj.
*Lista e institucioneve nga faqja zyrtare e AKPA
Fier
Në qytetin e Fierit ka vetëm tre shkolla profesionale por asnjë kolegj.
*Lista e institucioneve nga faqja zyrtare e AKPA
Elbasani
Edhe në qytetin e Elbasanit nuk rezulton asnjë kolegj professional ndërsa operojnë tre shkolla profesionale.
Aspekti Ligjor
Në vitin 2017 në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë në Shqipëri Këshilli I Ministrave doli me një vendim për organizmin dhe funksionimin e kolegjeve profesionale.
*Pjesë nga VKM e vitit 2017
Kjo VKM vinte si një akt nënligjor i LIGJIT Nr. 80/2015 PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
*Ligji për kolegjet profesionale
Nga ajo çfarë kuptojmë aktualisht ekziston një kuadr ligjor I cili rregullon hapjen dhe funksionimin e këtyre kolegjeve por ajo që mungon është zbatimi I kësaj nisme.
“Riciklimi” I premtimit nga kryeministri Rama
Premtimi nr.1
Në datën 6 shkurt të vitit 2021 kryeministri Rama I gjendur në Gjirokastër në një bashkëbisedim me qytetarët tha se tashmë shkollat profesionale do të duhet të kalojnë në shkolla profesionale.
*Pjesë nga deklarata publike e kryeministrit Rama.
Premtimi nr.2
Në datën 20 shkurt 2021 në një bashkëbisedim me qytetarë të Fierit Kryeministri Edi Rama theksoi ambicien për të sjellë në Shqipëri Universitetin Teknologjik të Stambollit.
Premtimi nr.3
Në datën 21 shkurt 2021 gjatë një dalje televizive nga Elbasani, kryeministri Edi Rama premtoi ngritjen e Kolegjeve Profesionale për të rinjtë shqiptarë.
“Ajo që ne jemi në diskutim tani dhe është krijimi i një tjetër hallke të munguar në sistem, i hallkës së kolegjeve profesionale. Kolegjet profesionale janë si hapësirë e ndërmjetme mes shkollës së mesme dhe universitetit.”-tha kryeministri Rama.
Nisur nga të dhënat e grumbulluara nga Faktoje, premtimin e dhënë nga kryeministri Rama nga viti 2013 do ta kategorizojmë Të Pambajtur