.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookKlikimet “kafshojnë” në çerdhen e Tiranës bebin nga Arizona

Klikimet “kafshojnë” në çerdhen e Tiranës bebin nga Arizona

Kafshimi i një fëmije 15 muajsh në një çerdhe të Arizonës në SHBA është ricikluar nga portali sitenewspaper.com tre vite më vonë, në përpjekje për të marrë klikime. Lajmi ka mungesë të theksuar informacioni me qëllim që lexuesit të mendojnë se incidenti ka ndodhur në ndonjë institucion shqiptar dhe shkaktuar interes te lexuesit.

Nana Ve Duart Ne Koke Kur Merr Vajzen Nga Kopshti Kishte Në Kurriz”. Me këtë titull alarmues, plot me gabime drejtshkrimore, portali sitenewspaper.com ka tërhequr të gjithë prindërit dhe gjyshërit e shqetësuar për të mësuar më shumë rreth një ngjarje që mund t’iu përsëritet edhe të vegjëlve të tyre. Lajmi shoqërohet me dy fotografi të shenjave të kafshimit të fëmijës në kurriz, të cilat pa asnjë dyshim janë ngacmuese për syrin e çdo lexuesi, e veçanërisht për prindërit në një periudhë që përkon më fillimin e çerdheve dhe kopshteve.

Screenshot i lajmit në portalin siteneëspaper.com

Duke vijuar më tej, në brendësi të lajmit, portali sitenewspaper.com nuk jep asnjë informacion bazik mbi incidentin e kafshimit të fëmijës 15 muajsh. Në një tumnajë të qëllimshme, nuk shpjegohet ku ka ndodhur incidenti, në çfare periudhe dhe asnjë detaj minimal që të qetësojë sadopak nga shqetësimi këdo që ndeshet me këtë lajm. “Një nënë e re ka mbetur pa fjalë kur ka parë se në trupin e vogëlushes së saj kishte 25 shenja kaf shimesh”– shkruan ndër të tjera me fjalë të cunguara dhe gabime drejtshkrimore portali shqiptar.

Nga verifikimi i Faktoje, rezultoi se lajmi i publikuar ditwt e fundit në portalinn sitenewspaper.com është i vërtetë, por ngjarja ka ndodhur në vitin 2019 në Arizona të SHBA-ve dhe ripublikimi i saj për lexuesit në Shqipëri është bërë vetëm për të fituar klikime.

Në prill të 2019, në median lokale të Arizonas Kold News Alice Martin denonconte incidentin e kafshimit të vajzës së saj 15 muajshe në një çerdhe në Tuscon, teksa vinte në dukje vonesat e hetimit të ngjarjes nga autoritetet. Lajmi më pas është publikuar edhe më i zgjeruar në prestigjozen britanike Dailymail, po në maj të 2019, duke ofruar të gjitha dëshmitë dhe informacionin e nevojshëm për të mos krijuar panik tek lexuesit, por ndërgjegjësuar këdo për më shumë kujdes dhe vëmendje.

                   Screenshot nga lajmi i publikuar në dailymail.co.uk

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img