E modifikuar video ku zhduket kurbatura e Tokës

498

Pretendimi: Kjo video nga 73 km lartësi ku nuk duket kurbatura e Tokës provon se Toka është e sheshtë.

Verdikti: Video e modifikuar

————————————————————-

Një video që po qarkullon në rrjetet konspiracioniste si provë se Toka është e sheshtë pretendon se në një lartësi 73 km mbi sipërfaqen e Tokës, kurbatura e planetit nuk shfaqet, gjë që duhej të ndodhte nëse Toka do të ishte e rrumbullakët.

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti videon origjinale e hedhur në Youtube nga kanali i kompanisë amerikane të teknologjisë hapësinore Blue Origin.

Siç vërehet, në videon origjinale të xhiruar në Prill 2016 nga raketa suborbitale Neë Shepard, tregon qartazi kurbaturën e planetit Tokë.

Video që po qarkullon në rrjetet konspiracioniste është modifikuar për ta zhdukur këtë kurbaturë në një mënyrë të ngjashme si ajo e demonstruar në imazhin e mëposhtëm.