Kjo rrahje jo ndaj një mashkulli trans që hyri në banjon e grave

7

Pretendimi: Kjo video tregon sulmin ndaj një mashkulli trans që ka hyrë në banjën e grave në Brazil duke ekspozuar organet e tij gjenitale 

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————-

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon një sulm ndaj një burri trans që ka hyrë në banjën e grave në Brazil duke ekspozuar organet e tij gjenitale.

Në video duken dy persona që nxjerrin me dhunë një person të tretë nga çfarë duket të jetë një sallë pritjeje, duke e rrahur rëndë gjatë këtij procesi. Çfarë po thonë është e vështirë për t’u kuptuar, përveç akuzës se viktima nuk ka “respekt për njerëzit”.

Në një pjesë të videos shfaqet një datë: 17 nëntor 2022.

Një kërkim me fjalë kyçe për raportime të mundshme në lidhje me incidentin na çoi te një artikull në faqen e medias braziliane Es Hoje, e cila vepron në shtetin brazilian të Espírito Santo. Në atë artikull, lexojmë se një sherr ndodhi më 11 nëntor 2022, në poliklinikën Vila Batista në Vila Velha.

Google Maps konfirmon se poliklinika përputhet me atë që tregohet në videon e mësipërme.

Sipas Es Hoje, një grindje u përshkallëzua në përleshje fizike. Disa dëshmitarë e konfirmuan këtë për Es Hoje. Diskutimi lindi pasi njëra nga palët e përfshira fyeu stafin dhe tjetra i mbrojti ata. Në këtë artikull nuk thuhet asgjë për shfaqjen e organeve gjenitale, dhe nuk ka ndonjë raportim për këtë në media të tjera braziliane.

Lydia Lourenço, një gazetare në Es Hoje, konfirmoi për kolegët e Newtral se përleshja nuk kishte të bënte fare me një mashkull trans që kishte ekspozuar organet gjenitale në një tualet publik.

Çfarë ndodhi në të vërtetë, sipas gazetares, ishte se dy meshkuj trans vizituan klinikën. Një prej tyre u konfliktua me stafin mjekësor, ndërsa pala tjetër mbrojti mjekët. Më pas, kjo përballje përshkallëzoi në përplasjen fizike të treguar në video.

Megjithëse postimi i mësipërm pretendon se në Brazil, ndryshe nga në ShBA apo Europë, një burrë trans në tualetin e grave do të rrihej, një incident tjetër i xhiruar në dhjetor 2022, një muaj pas atij që tregon video, në Universitetin e Brasilia, tregon një burrë trans duke i bërtitur dhe kërcënuar një studente, e cila vuri në dyshim praninë e tij në banjën e grave. Në nëntor 2025, në të njejtin universitet, një tjetër studente u arrestua pasi i tha një personi mashkull që identifikohej si jo-binar të largohej nga tualeti i grave. Në 2026, transgjinorja Erika Hilton u zgjodh në krye të Komitetit për të Drejtat e Grave në parlamentin brazilian. Në Gusht 2025, një shtet i paidentifikuar europian i dha azil politik feministes braziliane Isabella Cepa e cila përballej me 25 vjet burg në vendin e saj sepse kishte postuar në rrjete sociale se ishte “e zhgënjyer kur dëgjova se gruaja më e votuar në Sao Paulo [Hilton] —më vonë u zbulua në të gjithë vendin —ishte një burrë.”