Kjo nuk është një unazë që provon krijesat mitike

641

Pretendimi: Kjo video tregon një unazë argjendi e Nephilim, që daton nga 13 mijë vjet më parë

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————–

Në hapësirat online konspiracioniste po qarkullon video e një objekti të gdhendur që pretendohet se është “një unazë argjendi e Nephilim”, e cila “u gjet në një gurore dhe daton 13,000 vjet më parë.”

Për kontekst, Nephilim janë personazhe që përshkruhen në Dhjatën e Vjetër si një grup qeniesh misterioze me përmasa dhe forcë jashtëzakonisht të madhe.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është marrë nga një klip i emisionit “Antiques Roadshow”, në të cilin pronarë të sendeve të vjetra të çmuara sjellin këto sende për t’u vlerësuar nga ekspertë. 

Sipas vlerësuesit Anthony Slayter-Ralph, objekti në video është një byzylyk i argjendtë për kyçin e këmbës nga Omani dhe daton nga fundi i shekullit XIX (19).