Pretendimi: Kjo foto tregon pamje nga rrëzimi i helikopterit që vrau presidentin iranian
Verdikti: E pavërtetë
Të dielën, më 19 maj 2024, presidenti iranian Ebrahim Raisi mbeti i vdekur kur helikopteri me të cilin ai po udhëtonte u rrëzua pranë rajonit Varzaqan. Të nëntë pasagjerët e helikopterit humbën jetën si pasojë.
Pa vonuar, rrjetet sociale u mbushën me imazhe dhe video të paverifikuara që pretendohej se tregonin vendin e përplasjes së helikopterit.
Motori i kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search tregon se foto e mësipërme qarkullon në rrjet që në vitin 2020.
Foto shfaqet në një postim i organizatës humanitare iraniane Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane në Twitter/X në 22 prill 2020.
Në postim bëhet fjalë për rrëzimin e një avioni pranë qytetit Salman Shahr.
Raportime në media vendase rreth aksidentit të vitit 2020 gjithashtu përshijnë foton që po qarkullon tani në rrjet.