Pretendimi: Ky imazh tregon Papë Franceskun, i cili është ekzekutuar në Guantanamo në 2020
Verdikti: E pavërtetë
———————————————————–
Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon një imazh që duket si kopertina e revistës amerikane Time, me titullin “Fajtor si mëkati”, i cili pretendohet se tregon Papë Françeskun me një kostum portokalli (uniforma e burgjeve amerikane). Imazhi shoqërohet me një tekst ku shkruhet “Ai vdiq i ekzekutuar në Guantanamo më 24 mars 2020! Eshtë e vështire të eliminosh nga mendja monstrat..Por ai vdiq!! Dhe me të u mbyll rrethi i 9-të”.
Si fillim, imazhi i Papa Françeskut me një uniformë portokalli nuk shfaqet në asnjë kopertinë të revistës Time, por fillimisht u botua më 24 dhjetor 2016 nga një blog të quajtur Mind Control Black Assassins, i cili është tërësisht i dedikuar përshkrimit të një “lufte racore” që pretendon se po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.
E njëjta kopertinë u përdor më vonë nga ndjekësit e QAnon, teoria konspirative që imagjinon një plan të hartuar nga ushtria amerikane (në bashkëpunim me Donald Trump) për të burgosur eksponentët demokratë dhe yjet e Hollivudit. Në këtë version, Papa Françesku do të ishte arrestuar me akuzën e trafikimit të fëmijëve.
Së fundi, vlen të theksohet se nga marsi i vitit 2020 (data e supozuar e ekzekutimit) e deri më sot, Papa është shfaqur shumë herë në publik dhe se ka shumë dëshmi fotografike të ekzistencës së tij i gjallë.
Papë Francesku i drejtohet turmës nga dritarja e pallatit apostolik me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit gjatë lutjes së tij të së dielës në Vatikan më 1 dhjetor 2024. (Foto nga Alberto PIZZOLI / AFP)