Pretendimi: Kjo video tregon pamje nga tërmeti që goditi Rusinë në korrik 2025
Verdikti: E pavërtetë
———————————————————-
Në rrjete sociale po qarkullon një video që pretendohet se tregon pasojat e tërmetit 8.8 ballë që goditi bregun Kamchatka të Rusisë më 29 korrik 2025.
Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është botuar më parë në Youtube në Janar 2024.
Sipas përshkrimit që shoqëron videon, ajo tregon një tërmet që goditi gadishullin Noto në Japoni më 1 janar 2024 me magnitudë 7.6 ballë.
Si përfundim, pamjet e mësipërme tregojnë një tërmet në Japoni në janar 2024, jo në Rusi në korrik 2025.