Pretendimi: Politikanët më të shquar të Europës janë pasardhës të SS nazistë
Verdikti: Mungon konteksti
Vjolanda Peca
Retorika ruse vijon të argumentojë sulmin në Ukrainë si një operacion ushtarak kundër nazistëve në Ukrainë. Për të mbajtur gjallë këtë rrezik dhe nxitur mbështetje në popull, propaganda ruse qarkullon në rrjet teorinë se politikanët kryesore të Bashkimit Evropian janë pasardhës së eksponentëve të SS naziste.
Disa prej politikanëve të vendosur në shënjestër janë Ursula von der Leyen, Olaf Scholz, Donald Tusk, Karl Lauterbach, Christian Lindner dhe Annalena Baerbock.
Le t’i marrim me rradhë këto akuza. Pretendimi është që Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, është e lidhur me Joachim Freiherr, një administrator gjerman gjatë nazizmit. Verifikimet e mëparshme të kolegëve të agjencive factcheck, të cilët kanë konsultuar dokumentat zyrtarë dhe marrë konfirmime edhe nga kabineti i shefes së Komisionit Evropian, kanë rrëzuar këtë lidhje të presupozuar. Mbiemri i saj i vërtetë është Albrecht, ndërsa Von der Leyen është mbiemri i bashkëshortit të saj, Heiko. Për më tepër, lidhja e saj e supozuar me Carl Albrecht, një figurë tjetër naziste, është rezultat i ngatërrimit të emrave.
Joachim Freiherr von der Leyen
Ursula von der Leyen
Një tjetër politikan gjerman, kancelari Olaf Scholz, thuhet se është nipi i Fritz von Scholz, një gjeneral i trupave të pamëshirshme SS. Të gjitha dokumentat historike dëshmojnë se Fritz von Scholz nuk la pas fëmijë, duke e bërë të pamundur që Olaf Scholz të jetë nipi i tij, pavarësisht mbiemrit të njëjtë. Ky pretendim është plotësisht i rremë.
Fritz von Scholz
Olaf Scholz
Gjithashtu edhe për Donald Tusk, Presidentin e Polonisë, thuhet se ka lidhje me Josef Tusk, një pjesëtar i shërbimit të sigurisë së komandës së SS.
Gjyshi i Donald Tusk, Josef Tusk, ka punuar në hekurudhat shtetërore polake dhe nuk ka qenë pjesë e shërbimit SS. Ai u rekrutua në Ëehrmacht, ushtrinë hitleriane, në 1944, por nuk ka prova që ai është rekrutuar vullnetarisht.
Karl Lauterbach, ministri i Shëndetësisë gjermane, është gjithashtu viktimë e ngjashmërisë së mbiemrit me Hartmann Lauterbach, një drejtues grupi të SS.
Hartmann Lauterbach
Karl Lauterbach
Për Christian Lindner, ministri i Financave gjermane, pretendohet se është i lidhur me Gerhard Lindner, një oficer nazist. Dokumentat tregojnë se ministri është djali i një mësuesi në Ëuppertal, dhe gjyshërit e tij nga babai ishin pronarë të një furre buke.
Gerhard Lindner
Christian Lindner
E vetmja që e ka pranuar edhe publikisht pjesëmarrjen e gjyshit të saj në ushtrinë gjermane është Annalena Baerbock, ministrja e Punëve të Jashtme gjermane. Sidoqoftë, dokumentat kanë konfirmuar se gjyshi i saj, Ëaldemar Baerbock, ishte një inxhinier i rekrutuar në ushtrinë naziste dhe jo në rangje të larta.
Në përfundim duhet të rikujtojmë se një pjesë e madhe e gjermanëve dhe austriakëve të sotëm kanë patur gjyshërit e tyre të mobilizuar apo në shërbim të administratës naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, kjo nuk i bën ata fajtorë për krimet për të cilat paraardhësit e tyre janë dënuar mbi gjysëm shekulli më parë. Ndërkohë, politikanët që drejtojnë Bashkimin Evropian janë duke u përballur së fundi me lëvizje nacionaliste me programe raciste kundër emigrantëve, parti të cilat po gjejnë rritje në elektoratin evropian në zgjedhjet e fundit falë edhe mbështetjes me fonde të dyshimta ruse.