.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookKëshilla të rreme për trajtimin çudibërës nga psoriaza

Këshilla të rreme për trajtimin çudibërës nga psoriaza

Portalet po reklamojnë shitjen e preparateve për kurimin e psoriazës, duke përdorur histori personale te rreme, me qëllim që ta bëjnë sa më të besueshëm për lexuesit. “Faktoje” verifikoi nëpërmjet mjeteve të thjeshta që artikulli është i sajuar, ndërsa sipas studimeve deri më tani nuk ka një kurë për psoriazën.

Në një artikull që mban datën 7 prill 2023, ofrohet një kurë që pretendohet se kuron psoriazën.

Si e hoqa qafe psoriazën. Të gjithë mund ta përdorin këtë metodë të thjeshtë. Ndihmon në 95% të rasteve”, shkruan portali që në krye mban emrin “blogu Ardi Petrela”.

Screenshot, artikulli i publikuar nga portali  

Në shkrim trajtohet historia e një personi, i cili ka pasur probleme me psoriazën dhe supozohet se i ka trajtuar me një preparat që quhet “Dermal”. Portali ka përdorur edhe disa foto në lajm, në mënyrë që të rrisë besueshmërinë për “efektet çudibërëse” që ka ky suplement.

Mirëpo, gjatë një kërkimi me “TinEye”, shihet që foto e parë e përdorur në tekst, qarkullon në rrjet së paku që prej vitit 2016 dhe nuk ka të bëjë me rastin që përmendet në artikull.

Ndërsa foto e djalit, e përdorur për të treguar “ndryshimin” e ndodhur në fakt shihet që është përdorur masivisht në internet.

Një vit më parë, përdora DERMAL-in për herë të parë dhe që nga ajo kohë ndjehem dhe dukem 10 vjet më e re”, shkruan ndër të tjera portali, krahas fotos së publikuar. Të gjithë këto elementë tregojnë qartë që kemi të bëjmë me një intervistë të sajuar, me qëllim marketingun për shitjen e produktit.

Psoriaza është një sëmundje e lëkurës që shkakton një skuqje të saj dhe kruajtje, me luspa, më së shpeshti në gjunjë, bërryla, trup dhe skalp.

Gjatë një kërkimi online, duke iu referuar burimeve të besueshme të informacionit, psoriaza është një sëmundje e zakonshme, afatgjatë (kronike) pa shërim.

Ka shumë trajtime për psoriasis, por asnjëri prej tyre nuk është në gjendje që për të kuruar plotësisht pacientin. Përzgjedhja e trajtimit varet nga forma dhe faza e sëmundjes, gjendjes së përgjithshme të pacientit, sëmundjet shoqëruese dhe faktorë të tjerë.

Faktoje ka raportuar edhe më herët, se si portale “fantazmë” përdorin artikuj me informacione të rreme për të promovuar produkte të lidhura me shëndetin.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img