Pretendimi: Zv. presidentja amerikane Kamala Harris ka qenë burrë më parë

Verdikti: Foto e manipuluar

————————————–

Pas shpalljes së zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris si kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024, lajmet e rreme lidhur me të janë shpërndarë gjerësisht.

Një pretendim persistent, që ka ndjekur edhe gra të tjera në politikë, sidomos gra me ngjyrë, është se Harris është në të vërtetë burrë, apo ka qenë burrë. Kështu, një foto që duket se tregon Harris si grua dhe si burrë prezantohet si provë për këtë pretendim. 

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se foto në të majtë tregon Harris në 2020, fotografuar nga Tom Williams. Ajo është përdorur si foto ilustruese në një numër artikujshmedia të besueshme.

Imazhi në të majtë, ndërkohë, nuk shfaqet askund në rrjet përveçse shoqëruar me foton djathtas.

Kjo sepse, në fakt, ky imazh është prodhuar nga manipulimi i fotos së Harris me anë të aplikacionit FaceApp

Aplikacioni pa pagesë disponon opsionin e ‘ndërrimit të gjinisë’ si një nga efektet pamore që i ofrohen përdoruesit. është aq e thjeshtë sa të ngarkosh foton e kujtdo dhe të shtypësh një buton.

Faktoje provoi të ngarkonte foton origjinale të Harris dhe aplikacioni ktheu pikërisht imazhin e ‘burrit’ në të djathtë.

Në videon më poshtë, gjeni një video që tregon se si Faktoje prodhoi imazhin e burrit me FaceApp.

Zëvendëspresidentja ka pësuar gjithashtu sulme të lidhura me pretendime për ngjyrën e lëkurës dhe prejardhjen e prindërve të saj, akuza të ngjashme që kanë shoqëruar edhe mbështetës të tjerë publikë të kandidatëve demokratë.