BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookJulian Assange nuk është keqtrajtuar në burg, foto e krijuar nga IA

Julian Assange nuk është keqtrajtuar në burg, foto e krijuar nga IA

Pretendimi: Kjo foto tregon Julian Assange të sulmuar në burg, por askush nuk flet për këtë.

Verdikti: Foto e gjeneruar me IA

——————————————

Një imazh që duket se tregon Julian Assange të plagosur, në Shkurt 2024, po qarkullon në rrjetet sociale shqipfolëse. Përdoruesit në rrjet e kanë krahasuar sulmin ndaj Assange, që pretendohet se dëshmohet nga foto, me vdekjen e liderit opozitar rus Alexei Navalny, për të theksuar hipokrizinë e Perëndimit në reagimet ndaj secilit.

Megjithëse mbishkrimi mbi imazh pretendon se është nga shkurti 2024, një kërkim me motorin e kërkimit të imazheve Tineye tregon se imazhi i mësipërm ka të paktën që në prill 2023 që qarkullon në rrjet.

Megjithatë, lajmi i mirë për mbështetësit e Assange është se ky imazh nuk është një foto e tij. Ai, është krijuar nga dikush që përdor emrin “The Errant Friend” në Twitter dhe postoi imazhet në llogarinë e tij në 30 mars 2023

“The Errant Friend” konfirmoi për gazetën gjermane Bild se imazhet ishin prodhuar nga ai me anë të programit të inteligjencës artificiale (AI) Midjourney. Ai madje vendosi dhe ‘firmën’ e tij në formën e tekstit që përshkon imazhet dhe shkruan “Photo Property of E” (Foto është pronë e E). Autori u vetëpërshkrua si mbështetës i Assange.

Bashkëshortja e Assange Stella konfirmoi gjithashtu për Bild se imazhi është gjeneruar me AI. 

Komiteti në mbështetje të Assange, i quajur “Don’t Extradite Assange” (Mos e Ekstradoni Assange) tha të njejtën gjë për AFP më 4 prill 2023.
Sa i përket qëndrimit perëndimor kundrejt Assange, reporterja e OKB për lirinë e shprehjes, Irene Khan, më 1 mars 2024 nxiti autoritetet britanike të mos e ekstradojnë Assange për gjykim në ShBA. Ajo këshilloi gjithashtu qeverinë amerikane të ndalonte procedimin e Assange. Sipas Khan, procedimi i Assange do të vendoste një precedent të rrezikshëm sa i përket lirisë së fjalës dhe shprehjes. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kundërshtuar gjithashtu ekstradimin e Assange.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img