.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëIsa Sakja: Kavaja ka numrin më të madh të shtretërve për turistët e huaj

Isa Sakja: Kavaja ka numrin më të madh të shtretërve për turistët e huaj

ANDI BORA

“Kavaja ka numrin më të madh të shtretërve në Shqipëri për pritjen e turistëve të huaj”- kështu u shpreh kryetari i Bashkisë Kavajë, Isa Sakja, gjatë emisionit “Opinion’’ në Klan Tv, në datën 23 Maj 2018.

Për të verifikuar këtë deklaratë, “Faktoje” iu drejtua me një kërkesë për informacion pesë prej bashkive të cilat kanë potencialin më të madh për të pritur turistë të huaj gjatë sezonit veror, për të kuptuar nëse bashkia Kavajë mund të akomodojë numrin më të madh të turistëve të huaj.

Nga të dhënat e përgjigjeve për bashkitë respektive ndërtuam grafikun e mëposhtëm:

Ashtu siç shihet edhe në grafik, nuk është bashkia e Kavajës ajo që ka numrin më të lartë të shtretërve, por është Lezha me 43.5% më shumë shtretër krahasuar me Kavajën.

Duke marrë në konsideratë përgjigjet zyrtare të pesë bashkive të mësipërme, deklaratën e kreut të Bashkisë Kavajë, Isa Sakja, do të klasifikojmë GËNJËSHTËR.

Sqarojmë se numri i shtretërve përfshin: hotele, hostele, apartamente e shtëpi private që gjatë sezonit turistik hapin dyert për turistët e huaj edhe vendas.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img