.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookInteligjenca Artificiale krijoi provën që ulja në Hënë është falsifikuar

Inteligjenca Artificiale krijoi provën që ulja në Hënë është falsifikuar

Një imazh i krijuar përmes inteligjencës artificiale po shpërndahet në mediat sociale si autentike, krahas komenteve që theksojnë se dëshmon se regjisori i ndjerë, Stanley Kubrick organizoi uljen në Hënë. Faktoje sjell faktet që tregojnë se imazhi është krijuar nëpërmjet inteligjencës artificiale.

Në rrjetet sociale është publikuar së fundi një foto, ku shfaqet regjisori i ndjerë, Stanley Kubrick në një shesh xhirimi që ngjason me mjedisin në Hënë.

Ky imazh është ndarë në 30 prill edhe nga sprofili shqiptar në Facebook “Investiguesi shkrimor”, duke e shoqëruar me komentin “Regjisori Stanley Kubrick dhe ‘zbarkimi mbi Hënë’.

Screenshot, postimi në Facebook nga “Investiguesi shkrimor”.

Teoritë në internet për falsifikimin e zbritjes së astronaturëve amerikanë në Hënë në vitin 1969, dhe përfshirjes së regjisorit të njohur, kanë qarkulluar prej vitesh. Mirëpo, nëse do të bëjmë një kërkim në internet, vëmë re që kjo foto është shpërndarë në rrjet së paku që prej muajit shtator 2022.

Duke postuar këtë foto në Twitter, gazetari i BBC-së Shayan Shardarizadeh komentoi se imazhi u krijua përmes inteligjencës artificiale dhe fillimisht ishte postuar në një grup në Facebook në korrik të 2022.

Ndërsa, në korrik të vitit 2022, përdoruesi i Facebook, Mitch Gates postoi këtë foto dhe imazhe të tjera të ngjashme në profilin e tij. Këto foto janë krijuar nga grupi i quajtur “AI Art Universe”. Në përshkrimin në faqen e tyre në Facebook thuhet: “Mirëseerdhe në AI Art Universe! Ne jemi të përkushtuar për të nxitur një mjedis mbështetës dhe gjithëpërfshirës për ata që janë të interesuar në ndërthurjen e inteligjencës artificiale, dizajnit dhe artit”.

Imazhi është verifikuar edhe nga kolegët e “Reuters”, të cilët kanë verifikuar se imazhi i krijuar nga inteligjenca artificiale nuk provon që Stanley Kubrick organizoi uljen në Hënë.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img