Në zgjedhjet e së dielës, në 25 prill është parashikuar që 5199 qendrat e votimit të kryejnë identifikimin elektronik të votuesve përmes pajisjeve teknologjike. Kjo pritet të shmnagë votimin më shumë se një herë. Edhe vëzhgimi me kamera në qendrat e votimit, parashikohet të shmangë votimin familjar dhe të monitorijë mbarëvajtjen e procesit të votimit. Të dyja këto risi mbeten për t’u verifikuar nëse do të funksionojnë ashtu siç pritet.
Çfarë është aparatura PEI?
Në zgjedhjet e 25 prillit identifikimi i votuesve do të kryhet përmes Paisjeve Elekrtonike të Identifikimit (PEI). Kjo pajisje teknelogjike është dizienjuar dhe ndërtuar për identifikimin e zgjedhësve elektronikisht dhe nënshkrimin biometrik gjatë ditës së zgjedhjeve.
Identifikimi elektronik sipas KQZ-së do të parandalojë personat që tentojnë të votojnë më shumë se një herë.
Foto ilustruse marrë nga KQZ-ja, Pajisja Elektronike e Identifikimit
Foto ilustruse marrë nga KQZ-ja, Pajisja Elektronike e Identifikimit
Aparatura PEI identifikon kartën e identitetit apo pasaportën biometrike. Në momentin e vendosjes së dokumentit, në ekran paraqiten të dhënat personale të votuesit. Më pas atij i kërkohet të vendosë shenjën e gishtit dhe nëse votuesi është i rregullt nga pajisja del një letër në formën e faturës që e konfirmon këtë.
Foto ilustruse marrë nga KQZ-ja, Pajisja Elektronike e Identifikimit
Kur ka tentativë për votim më shumë se njëherë, aparatura PEI, jep sinjal alarmi që tregon se votuesi tenton të votojë për herë të dytë. Në këtë rast, nga pajisja del një letër që tregon këtë tentativë.
Çfarë mund ta pengojë identifikimin elektronik?
Në rast se karta është e demtuar dhe nuk e lexon aparatura PEI, atëherë leximi i të dhënave duhet të bëhet në mënyrë manuale, operatori shkruan numrin ID ose emër, mbiemër dhe të dhënat e plota të votuesit tek aparatura.
Një tjetër problematikë është demtimi i aparaturës PEI, në këto raste operatori është i detyruar të kontaktojë me teknikun dhe deri në zgjidhjen e këtij problemi, procesi i votimit pezullohet.
Në një intervistë televizive nënkomisionerja Lealba Pelinku tha se në rast se një pajisje nuk do të funksionojë, do të zevendësohet për të vijuar më pas votimin e rregullt brenda dy orëve.
“Janë marrë të gjitha masat, siç është parashikur, kërkohet zëvendësimi brenda dy orëve dhe nëse një eventualitet i tillë do të verifikohet, do të merrën masat që të kryhet zevendësimi i pajisjes ose memorjes së USB-së”- garantoi ajo.
Foto ilustruse marrë nga KQZ-ja, testimi i Pajisjes Elektronike të Identifikimit
Foto ilustruse marrë nga KQZ-ja, vëzhgimi i ambientit të qendrës së votimit me kamera
Një tjetër risi për zgjedhjet e 25 prillit është vëzhgimi i mjediseve të qendrave të votimit me kamera. Kjo bën të mundur monitorimin e procesit të votimit si dhe ndalon votimin familjar.
Në një konferencë në 20 prill, Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi dha këtë garanci për funksionimin e kamerave nëpër QV:
“Dua të theksoj se kamera e vezhgimit, në qendren e votimit, qoftë pajisja e identifikimit elektronik të votimit, janë pajisje që kanë një pavarësi në operimin e tyre nga furnizimi me e energji elektrike që shkon nga 6 orë deri në 12 orë, biles kamera e vezhgimin në qendren e votimit është e tillë në kuptim të baterisë që mund të mbajë 24 orë, ata mund ta vendosin edhe ditën e shtunë në prize që të filmojë pamje të qendres së votimit, ditën e shtunë dhe gjatë gjithë ditës së dielë”.