.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookI rremë postimi i Papës për “vendin e pedofilëve në parajsë”

I rremë postimi i Papës për “vendin e pedofilëve në parajsë”

Një imazh që qarkullon në internet pretendon se Papa Francesku ka thënë se pedofilët do të kenë një vend të veçantë në parajsë. Verifikimi i “Faktoje” tregoi se imazhi është i stisur dhe Papa Francesku nuk e ka bërë këtë deklaratë kontroverse.

————————–

Në rrjetet sociale shqipfolëse po shpërndahet një imazh që duket se tregon një screenshot nga llogaria në Twitter e kreut të kishës katolike, Papa Franceskut, ku shkruhet: “Zoti i mirëpret pedofilët në mbretërinë e tij të parajsës.” Imazhi shoqërohet me përshkrimin: “Papa Françesku deklaron se pedofilët kanë një vend të veçantë në qiell.”

Skeptikë se Papa Francesku do të jepte publikisht një deklaratë kaq kontroverse, “Faktoje” vendosi të gjejë burimin e këtij imazhi, i cili, çuditërisht, nuk përmban datën se kur supozohet se është bërë ky postim. 

Duket se ky pretendim e ka origjinën në një artikull të 20 shkurtit 2023 në gazetën online NewsPunch. Ky artikull nuk jep linkun e postimit të pretenduar në Twitter. Në vend të tij, artikulli përsërit një numër teorish konspirative ku Papa Francesku supozohet se është i përfshirë, madje pretendon edhe se Papa ka thënë se “Jezus Krishti është Satanai”.

Duke qenë se as artikulli i NewsPunch nuk jep një burim për postimin e Papës, “Faktoje” vendosi të bënte një kërkim në Twitter. Kërkimi për fjalinë “Zoti i mirëpret pedofilët në mbretërinë e tij të parajsës” në llogarinë zyrtare të Papës (@Pontifex) nuk nxjerr asnjë rezultat. Ky postim nuk ekziston në llogarinë e Twitter të Papës. 

Për të treguar se sa e thjeshtë është të bësh të duket sikur dikush ka postuar një deklaratë në Twitter, “Faktoje” krijoi disa postime të rreme nga llogaria e Papë Franceskut.


Se sa lehtë dhe shpejt mund të bëhet kjo, tregohet në videon më poshtë:

 

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img