.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookI rremë njoftimi i Pallatit Mbretëror për vdekjen e Mbretit Charles

I rremë njoftimi i Pallatit Mbretëror për vdekjen e Mbretit Charles

Pretendimi: Mbreti Charles ka vdekur dhe do të jetë mbreti i fundit në Britaninë e Madhe

Verdikti: E pavërtetë

————————————————–

Njoftimi publik për sëmundjen e rëndë që ka prekur mbretin Charles III të Britanisë së Madhe, ka shërbyer si nxitje për qarkullimin e teorive të shumta konspirative. Një prej tyre është edhe pretendimi se mbreti ka vdekur tashmë, por ende ky lajm mbahet i fshehtë. 

Postimi shoqërohet edhe me parashikimin se ky do të jetë mbreti i fundit në Britaninë e Madhe. 

Si provë për lajmin e vdekjes së Charles, postimit i është bashkëngjitur një dokument i pretenduar nga Buckingham Palace që shkruan thjesht: “Mbreti vdiq papritur dje pasdite.” Dokumenti i supozuar mban datën 18 mars 2024.

Megjithatë, një kërkim i thjeshtë në faqen zyrtare të Buckingham Palace tregon se një njoftim i tillë nuk ekziston.

Më 18 mars, Ambasada Britanike në Ukrainë përgënjeshtroi lajmin e vdekjes së Charles në Twitter pas publikimit të lamit të rremë në mediat ruse.

Charles, i cili ka qenë duke iu nënshtruar mjekimit kundër kancerit që në muajin shkurt, u fotografua mëngjesin e 19 marsit, dy ditë pasi pretendohet që kishte vdekur.

Mbreti Charles, 19 mars 2024

Po më 19 mars, Charles mirëpriti disa veteranë të Luftës në Kore në pallatin mbretëror.

Mbreti Charles, 19 mars 2024

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img