.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookI pabazë lajmi për mbërritjen e virusit të ri kinez në Shqipëri

I pabazë lajmi për mbërritjen e virusit të ri kinez në Shqipëri

Pretendimi: Virusi kinez HMPV ka mbërritur në Shqipëri. Ekspertët këshillojnë të qëndroni në shtëpi

Verdikti: E pavërtetë

Në artikuj të publikuar në portale në vendin tonë ngrihet alarmi për mbërritjen e virusit kinez në Shqipëri.

Virusi kinez në Shqipëri? Ekspertët: Qëndroni në shtëpi dhe mbani maska nëse jeni…”- raportohet në artikullin e publikuar në Facebook në datën 6 janar.

Mirëpo, nëse do të shohim në brendësi të shkrimit nuk përmendet asgjë në lidhje me praninë e këtij virusi në vendin tonë, ndryshe nga çfarë shkruhet në titull.

Virusi kinez që ka tërhequr vëmendjen e mediave gjatë ditëve të para të vitit 2025 është Metapneumovirusi i njeriut (HMPV), një virus respirator që shkakton simptoma të gripit ose të ftohjes.

Në lidhje me këto pretendime, ne kontaktuam shefen e shërbimit të Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Binon. Ekspertja theksoi se çdo vit në vendin tonë ka pasur raste me këtë virus dhe aktualisht po punojmë për të identifikuar nëse janë paraqitur raste të reja këtë vit.

“Viti sapo ka filluar dhe po punojmë, por çdo vit ka pasur raste. Nuk shkakton pandemi HMPV dhe as vdekje. Shkakton forma të rënda me pneumoni në rastet e uljes së imunitetit. Kryesisht e kalojnë në forma të lehta pa pasur nevojë për spital”, bëri të ditur Bino.

Në lidhje me këtë çështje, edhe shefja e ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi në një intervistë televizive më 6 janar 2025 se aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar me këtë virus pranë Institutit.

“Ky nuk është një virus i ri, është konfirmuar në Shqipëri edhe më herët. Karakteristikë e këtij virusi është që jep bronkiolite të fëmijët dhe te mosha e tretë. Asnjë rast të dyshuar aktualisht me këtë virus nuk kemi pranë Institutit të Shëndetit Publik’, konfirmoi Tomini.

Edhe ekspertë të tjerë të ISHP-së kanë deklaruar se ky virus ka tre dekada që qarkullon në të gjithë botën, duke shtuar se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar në laborator, por nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qarkulluar në Shqipëri në sezonin e infeksioneve respiratore.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img