Pretendimi: Kjo video tregon shkrirjen e asfaltit nga temperaturat e larta
Verdikti: Mungon konteksti
——————————————-
Një video që ka marrë mbi një milionë shikime në Facebook pretendon se tregon një rrugë me asfalt, i cili ka shkrirë si pasojë e temperaturave të larta të këtyre ditëve.
Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se automjeti në video është një makineri që shtron asfalt, më specifikisht tipi Vögele Super 1303-3i.
Procesi i punës së kësaj makinerie është hedhja e bitumit të lëngëuar (ziftit) në temperatura të larta dhe ngjeshja e materialit të zhavorrit për të siguruar shtrimin e rrugës me asfalt. Si rrjedhim, gjasat janë që asfalti poshtë rrotave të kësaj makinerie është i shkrirë sepse është i saposhtruar, e jo si pasojë e temperaturave të larta atmosferike.