I manipuluar ekrani reklamues në Manhatan që barazon Ukrainën me Izraelin

Dezinformimi me videon virale

359

Në rrjete sociale është bërë virale një video që tregon mesazhe pro-izraelite në një ekran gjigand në qendër të Manhatanit. Verifikimet tregojnë se video është e ndryshuar në mënyrë digjitale me qëllim që të krijojë një shenjë barazimi mes Izraelit që sulmon Gazën dhe Ukrainës, viktimë e agresionit rus. 

Përdoruesit në rrjete sociale po shpërndajnë një video me mesazhe pro- izraelite që shfaqen në një billbord dixhital në New York City. Klipi tregon një cep rruge në qendër të Manhatanit dhe dy ekrane të mëdha sipër tij që shfaqin mesazhe të ndryshuara: në një ekran shfaqen fjalët “QËNDRONI ME UKRAINËN” dhe më pas teksti ndryshohet duke shfaqur mesazhin “QËNDRONI ME IZRAELIN”. Në ndërkohë, ngjyrat e flamurit ukrainas shndërrohen në flamurin izraelit.

Versionet e videos janë parë më shumë se 7.7 milionë herë dhe deri më tani janë përhapur në Facebook, TikTok dhe platformën e mesazheve X, e njohur më parë si Twitter.

Duke reklamuar në Nju Jork, teksti ‘Mbështesni Izraelin’ fshiu tekstin ‘Mbështes Ukrainën’”, thuhet në një nga postimet që shoqërojnë videon duke nënkuptuar se një shenjë barazimi mes Ukrainës dhe Izraelit, si dy vende të privilegjuara nga politikanët e SHBA dhe Evropës nw “agresionin” e tyre ushtarak. 

Versione të ngjashme i gjen edhe nga përdorues shqiptarë të rrjetit social Facebook. 

Ndonëse pa asnjë mbishkrim, video e shpërndarë nga një profil shqiptar ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe është parë nga qindra përdorues të facebook. 

Kolegët tanë të verifikimit të fakteve në Reuters kanë verifikuar se video është e modifikuar në mënyrë digjitale. 

Reuters konfirmoi vendndodhjen e ekraneve të reklamave si 200 W 50th St, Nju Jork. Kompania e reklamave në natyrë Clear Channel Outdoors, e cila menaxhon hapësirën, i tha Reuters se reklama e parë në video është e rreme.

Po ashtu, Jason King, një zëdhënës i kompanisë, tha për kolegët e USA TODAY se billbordi i paraqitur në video nuk është i vërtetë.

​”Reklama ishte e rreme dhe nuk po shfaqet dhe nuk është shfaqur në ekranet tona,” tha King në një email.