Pretendimi: Kjo video tregon një nga pjesëmarrësit e emisionit televiziv Big Brother Vip Albania duke u “nderuar me medalje” nga kryeministri Edi Rama

Verdikti: Gjeneruar me AI

——————————————————-

Një video që ka marrë mbi 7 mijë pëlqime në Instagram pretendohet se tregon një prej pjesëmarrësve të emisionit televiziv Big Brother VIP Albania duke “u nderuar me medalje” nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Me sy të parë, shikuesi skeptik duhet të arrijë të dallojë se video e mësipërme nuk është reale, por është e krijuar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Kjo dallohet veçanërisht në lëvizjet e çuditshme dhe të panatyrshme të personazheve dhe objekteve në video. Në sekondat e para të videos, vihet re që rripi i kuq i medaljes sfidon gravitetin dhe hidhet vetë në dorën e ‘Ramës.’

Më tej, ‘medalja’ në video është në formën e një disku të artë ku është gdhendur një yll me pesë cepa. Kjo medalje nuk përkon me asnjë nga medaljet që jepen nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, siç përcaktohet në VKM nr. 355, datë 29.5.2019, “Për përcaktimin e specifikimeve të Medaljeve të Mirënjohjes Publike dhe të Vlerësimit Profesional që jepen nga kryeministri”