Pretendimi: Qeveria amerikane ka anuluar një grant 600 mijë dollarësh për të studiuar “ciklet menstruale te meshkujt transgjinorë”

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————-

Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon pretendimi i sekretares amerikane të bujqësisë Brooke Rollins se një grant prej 600 mijë dollarësh për Southern University në Louisiana po revokohej për studimin e “cikleve menstruale te burrat transgjinorë”.

Megjithatë, ky pretendim është i pabazë.

Granti në fakt kishte për qëllim kërkimin mbi rreziqet e mundshme shëndetësore të paraqitura nga produktet sintetike të higjienës femërore dhe për zhvillimin e alternativave duke përdorur fibra dhe pëlhura natyrale, sipas dokumentacionit të projektit, i cili u depozitua publikisht në faqen e internetit të Departamentit amerikan të Bujqësisë (USDA).

Sipas këtij dokumentacioni, qëllimet e grantit ishin zhvillimi i produkteve të qëndrueshme të higjienës femërore duke përdorur pambuk rigjenerues, lesh dhe kërp industrial, dhe përmirësimi i edukimit përmes një programi shtesë që mëson gratë dhe vajzat rreth shëndetit menstrual dhe produkteve të ripërdorshme. Ai gjithashtu do të kishte financuar një qendër të përpunimit të fibrave për fibrat e rritura në vend në Lousiana, një përfitimi i mundshëm për një shtet me disa nga normat më të larta të papunësisë dhe varfërisë në ShBA.

Një zëdhënës i USDA tha për CBS News, se komponenti arsimor i financuar nga taksapaguesit e grantit “u jepte përparësi grave që identifikoheshin si burra që mund të kenë menstruacione”.

“Ky mision sigurisht që nuk përputhet me prioritetet dhe politikat e administratës Trump, e cila pohon se ekzistojnë dy gjini: mashkull dhe femër”, thuhet në deklaratë.

Pyetur nëse kishte ndonjë provë që studimi u jepte përparësi burrave transgjinorë, USDA nuk u përgjigj.

Ndërsa gjuha e grantit përfshin një fjali të vetme që pranon se burrat transgjinorë janë ndër ato që kanë menstruacione, nuk ka asnjë tregues se ata ishin fokusi i grantit apo edhe pjesë e tij. Referenca kalimtare për burrat transgjinorë në aplikimin origjinal për grant duket të jetë justifikimi i vetëm për anulimin e tij.

Përshkrimi i qëllimeve, objektivave dhe metodave të projektit të grantit nuk përmban asnjë përmendje të prioritizimit të burrave transgjinorë dhe fokusohet vetëm në zhvillimin e produkteve menstruale të bëra nga fibra natyrale. Granti vëren në mënyrë të përsëritur se ai do të fokusohet në përpjekjet për të “edukuar gratë e reja dhe vajzat adoleshente” rreth produkteve të higjienës menstruale.

Qëllimi i vërtetë i projektit, sipas grantit, ishte “të adresojë shqetësimet dhe problemet në rritje që lidhen me menstruacionet, duke përfshirë rreziqet e mundshme shëndetësore të paraqitura për përdoruesit e produkteve sintetike të higjienës femërore”.

Dr. Samii Kennedy Benson, e cila mbikëqyrte programin, i tha CBS News se ajo mori njoftimin që granti i saj ishte anuluar të shtunën, por nuk ishte në dijeni të arsyes derisa u kontaktua nga CBS News.

Southern University i tha CBS News se “termi ‘burra transgjinorë’ u përdor vetëm një herë për të deklaruar se ky projekt, nëpërmjet zhvillimit të produkte të higjienës femërore më të sigurta dhe më të shëndetshme, do të përfitonin të gjitha gratë biologjike”.

Fjala “transgjinor” u shfaq një herë në projekt-propozimin e Southern University. Fjalia e plotë thoshte: “Është gjithashtu e rëndësishme të pranohet se burrat transgjinorë dhe personat me identitete gjinore mashkullore, persona interseksualë dhe jobinarë mund të kenë gjithashtu menstruacione.” Në pjesën e “Qëllimeve dhe objektivave”, projekt-propozimi nuk përmendte meshkujt transgjinorë.

Një deklaratë nga Southern University tha se granti, “i cili u rishikua nga studiues nga i gjithë vendi, nuk është një studim mbi ose duke përfshirë kërkime mbi ciklet menstruale.” Përkundrazi, tha universiteti, studimi kishte për qëllim “zhvillimin e produkteve të higjienës femërore të qëndrueshme, të ripërdorshme dhe të disponueshme” nga fibra natyrale alternative.