Inva Hasanaliaj
Pandemia më vdekjeprurëse e gripit, ka qenë ajo e gripit spanjoll e cila filloi në vitin 1918 ,infektoi 40% të popullsisë në botë dhe la të vdekur 50 milion njerëz.
………………………………………………………………………..
“Faktoje” sjell një historik të shkurtër të pandemive botërore që prej vitit 2003
2003
SARS, u identifikua për herë të parë në vitin 2003 në Kinë.Rasti i parë besohet të ketë ndodhur në nëntor 2002. Deri në korrik u raportuan më shumë se 8,000 raste të infektuara dhe 774 të vdekur.
2009
Pandemia globale e gripit H1N1 mund të ketë vrarë rreth 575,000 njerëz, megjithëse vetëm 18.500 vdekje janë konfirmuan. Virusi H1N1 është një lloj i gripit të derrave, i shkaktuar nga virusi i gripit tip A.
2010
Një epidemi e kolerës vrau të paktën 10,000 njerëz në Haiti në 2010 pas një tërmeti vdekjeprurës që paralizoi vendin.
2012
Në vitin 2012, afërsisht 122,000 njerëz në të gjithë botën vdiqën nga fruthi, një sëmundje tepër ngjitëse e shkaktuar nga një virus tepër i rrezikshëm.
2014
Epidemia e vitit 2014 me ethe hemorragjike e shkaktuar nga Ebola në Afrikën Perëndimore ishte shpërthimi më i madh i Ebolës. Virusi vrau më shumë se 11.300 njerëz përpara se të shpallej se ishte vendosur nën kontroll në 2016.
2016
Organizata Botërore e Shëndetit shpalli emergjencë shëndetësore nisur nga shqetësimi i virusit Zika.OBSH parashikoi se 3 deri në 4 milion persona do të infektoheshin brenda një viti.
Në vitin 2017, u vlerësua se mbi 120 milion njerëz në Brazil ishin në rrezik të infeksioneve të virusit Zika, krahasuar me 32 milion njerëz në Meksikë dhe 29.5 milion në Kolumbi. Brazili ishte deri tani vendi më i prekur nga kjo epidemi, duke raportuar rastet më të shumta të personave të infektuar me virusin Zika në të gjithë botën.