BallinaFaktometerPa kategoriTirana nën "darën" e masave drastike për parandalimin e koronavirusit

Tirana nën “darën” e masave drastike për parandalimin e koronavirusit

MARJO BRAKAJ

Të enjten e 12 marsit qeveria njoftoi masa drastike duke urdhëruar ndërprerjen e transportit publik dhe lëvizjen e automjeteve private në kryeqytet. Në orët e pasdites kryeministri Rama, përmes SMS-ve dhe mesazheve akustike u  kërkoi qytetarëve të qëndrojnë në banesa dhe të zbatojnë këshillat për ruajtjen e higjenës. “Faktoje” bëri një vëzhgim në Tiranën e “paralizuar” për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit.


Pas identifikimit të dy personave të parë të prekur nga koronavirusi “COVID-19” në Shqipëri, qeveria shtrëngoi masat dhe rriti kufizimet me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. Mbyllja e shkollave dhe universiteteve, bareve e restoranteve, u pasua nga mbyllja e kufijve detarë, transportit ajror me Italinë, transportit urban, mos lejimin e qarkullimit të automjeteve private si dhe këshillave për vetëizolim.

Masat dhe kufizimet e reja hynë në fuqi prej kësaj të premteje në orën 06:00 dhe do vijojnë deri të dielën në mesnatë, nëse një urdhër tjetër nuk i rinovon. Këto masa vlejnë për Tiranën, Durrësin, Shkodrën, Fierin, Vlorën, Elbasanin, Lezhën dhe Lushnjen. Policia raportoi gjatë mesditës për 100 drejtues automjetesh që thyen masën për ndalimin e qarkullimit me mjete private dhe gjysma e tyre, ishin vetëm në Tiranë.

“Faktoje” bëri një vëzhgim në disa prej akseve rrugore dhe pikave më të populluara nga qytetarët në ditët e zakonshme, por sot secila prej tyre dukej krejtësisht ndryshe.

Pikë kontrollia nga policia në rrugën “Dritan Hoxha”

Makina e Bashkisë Tiranë qarkullon në disa prej zonave më të frekuentuara duke u drejtuar thirrje qytetarë për të qëndruar në banesa. Një panoramë ndryshe paraqitej në lagjen “Don Bosko” ku qytetarë kishin zgjedhur për tëblerë në tregjet e frutave dhe perimeve si dhe në marketet e zonës.

“Faktoje” shkoi edhe në sheshin “Skënderbej”. Disa qytetarë kishin zgjedhur të mos qëndronin në banesa.

Akset rrugore ishin thuajse të braktisura këtë mëngjes. Qytetarë të pakët dhe drejtues “të pabindur” automjetesh ishin të vetmit në rrugën “Dritan Hoxha”, Zogun e Zi, bulevardin te ish-Stacioni i Trenit apo qendër.

Drejtoria e Policisë, Tiranë

Sheshi Wilson

Lulishtja te “Sheshi Wilson”

Gjatë mesditës në zonat pranë Drejtorisë së Policisësë Tiranë, pallatet “Agimi dhe sheshin Wilson mund të dalloje pak njerëz, një pjesë e të cilëve kishin dale për të blerë ushqime.

Duke u afruar afër digës së Liqenit Artificial, që në ditët e fundjavës është i mbushur me njerëz vumë re postbllokun e policies duke kotrolluar automjetet private.

Policia, kontroll automjeteve te “Liqeni”

Në pedonalen përgjatë digës së Liqenit Artificial vumë re se “fanatikët” e vrapimi në ajër të pastër, nuk e kishin braktisur zakonin dhe po kështu kishin vepruar edhe ata që preferojnë shëtitjet buzë liqenit, pavarësisht situates së krijuar nga koronavirusi.

Vrapues te “Liqeni”

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img