Nga Barbara Halla
Në fund të tetorit, presidenti i Hungarisë Viktor Orban dha disa fjalime ku i mëshoi retorikave të forta kundër Bashkimit Evropian duke shpërndarë deklarata të rreme. Fjalimet e Orbanit janë pjesë e një propaganda disavjeçare për të ulur besimin ndaj BE-së dhe Perëndimit.
Pretendimet e rreme të Orbanit mbi ndërhyrjen e paqënë të BE-së në zgjedhjet vendore të Polonisë dhe Hungarisë respektivishtë, janë shpërndarë nga mediat shqiptare pa verifikim të mëtejshëm. Por ato janë tërësishtë të sajuara.
Si fillim, me datën 23 tetor, Orbani dha një fjalim për të përkujtuar revolucionin e vitit 1956, kur trupat e Bashkimit Sovjetik mposhtën përpjekjet e popullit të Budapestit për ti shpëtuar diktaturës sovjetike. Përgjatë këtij fjalimi ku Obrani nderoi heronjtë e popullit, ai gjithashtu foli për luftën në Ukrainë duke shprehur frikën se konflikti do të shpërndahet. Më specifikisht, ai akuzoi Perëndimin, dhe jo Rusinë, si fajtoren për luftën e zgjatur në Ukrainë: “Udhëheqësit evropianë e kanë çuar Perëndimin në një luftë të pashpresë. Thelbi i ‘planit të fitores’ që po prezantohet është përhapja e luftës, ftesa e Ukrainës në NATO dhe zhvendosja e luftës në tokën ruse,” tha Orbani.
Narrativa e Orbanit për luftën në Ukrainë i përket propagandës Ruse sipas të cilës NATO dhe Perëndimi janë fajtore për veprmet ruse. Sipas kësaj narrative, vendimi i Rusisë për të sulmuar Ukrainën është bërë në vetëmbrojtje pasi NATO, duke pranuar në të ardhmen kërkesën e Ukrainës për anëtarësimn, do të dobësontë kufinjtë e Rusisë dhe në një të ardhme do ta sulmonte këtë të fundit. Siç e ka shkruar dhe Zofia Stemploëska, profesoreshë e teorisë politike në Departamentin e Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit, ky pretekst i Rusisë tregon jo realitetin po dëshriën e Rusisë për dominancë në europën lindore, ndikim i cili ka vazhduar në ulje me rënien e Bashkimit Sovjetik, dhe zgjerimin si të NATO-s dhe të BE-së.
Orbani vazhdon të jetë një nga mbështetësit më të fortë të Putin brenda Bashkimit Evropian, gjë për të cilën ai është kritikuar dhe nga liderët e BE-së. Për më tepër, Orbani ka me figura si Ursula von der Leyen dhe Komisionin e BE-së duke qënë se në shkurt të këtij viti ato e kanë hedhur gjyq qeverinë e tijë për një ligj antidemokratik i cili i lejon qeverisë hungareze të marrë informacione private të çdo qytetari që akuzohet për aktivizëm politik, pa ndërmjetësimin e një gjyqtari. Si pasojë edhe e këtyre tensioneve, Orbani tha përgjatë fjalimit të tijë se “Një Hungari e pavarur është e papranueshme për Brukselin, dhe kjo është arsyeja pse duan të instalojnë qeveri kukull.” Orbani nuk ka dhënë as një provë për këtë pretendim, por ai vjen edhe prej faktit se pas 14 vitesh në pushtet, qeveria e tij po kërcënohet nga popullariteti i opozitës. Hungaria pritet te ketë zgjedhje të reja parlamentare në 2026-tën. Duke kthyer sytë nga BE-ja, Orbani kërkon të deligjitimoj opozitën dhe rezultatet e mundshme të zgjedhjeve të ardhshme.
Përtej prentedimeve për Hungarinë, Orbani ka pretenduar po ashtu se qeveria e kryeministrit Donald Tusk në Poloni u vendosën në pushtet nga BE-ja si pjesë e një komploti për të hequr lidershipin e djathtë të vendit. Duke folur për një emision radiofonik në Hungari, Orbani tha se qeveria hungareze është në rrezik prej ndërhyrjes së BE-së, pasi e njejta gjë ka ndodhur në Poloni: ““Ky nuk është as konspiracion sekret kundër Hungarisë, por është një plan i paraqitur hapur…E njëjta gjë ndodhi në Poloni. Polakët po ashtu ndërmorën një politikë të pavarur sa i përket migracionit, gjinisë dhe ekonomisë.”
Partisë Ligj dhe Drejtësis që mbajti pushtetin në Poloni nga vitia 2015 në 2023, ka qënë një aleate mjaft e afërt e Orbanit. Që kur Partia erdhi në pushtet në vitin 2015, ajo është përpjekur të ngulisë pikëpamjen e saj nacionaliste, ultra-konservatore mbi vendin, duke kërcënuar organizatat e pavarura me heqjen e financimit dhe krijimin e strukturave paralele te mbushur me njerëz besnik ndaj partisë.
Në zgjedhjet e 2023, ku morren pjesë 74% të popullësisë polake, nuk pati fitues të menjëhershëm. Por Doland Tusk, i cili ka shëbryer edhe si Presidenti i Këshillit Europian (2014-2019) dhe ka një perspektivë shumë të fortë pro-BE-së, arriti të krijojë një koalicion të fortë mes partive të tjera dhe që prej tetorit të vitit të shkuar është zgjedhur Kryeministër i Polonisë. Si kreu i qeverisë së Polonisë, Tusk është përbullur më shumë sfida që përfshijnë rivendosjen e standardeve demokratike dhe punën për lirimin e fondeve të BE-së që u ngrinë për shkak të lëvizjeve anti-demokratike nga paraardhësit e tij.
Nuk ka pasur asnjë provë se zgjedhjet e vitit 2023 ne Poloni patën ndërhyrje nga ana e Bashkimit Evropian, duke marrë parasysh po ashtu që Tusk fitoi 134 nga 231 vendet që i duheshin për të krijuar qeverinë, po e arritur numrin përmes një koalicioni me partitë të tjera – një lëvizje mëse normale në një qeveri parlamentare. Por është e qartë që politika pro-Be të Tusk shkojnë ndesh me ambicjet kudnra Perëndimit dhe pro-Rusisë të Orbanit, i cili kërkon aleatë brenda Bashkimit. Ndërkohë, Tusk ka përsitur disa herë se Polonia do vazhdojë të jetë një nga aleatet më të forta të Ukrainës.
Redaktoi Aimona Vogli