.

.

BallinaAktiviteteHistoria e faturave vlerësohet me çmim nga BE, ndërsa beteja ligjore e Faktoje vazhdon

Historia e faturave vlerësohet me çmim nga BE, ndërsa beteja ligjore e Faktoje vazhdon

Historia e gazetarit të Faktoje Merxhan Daci për faturat në Ministrinë e Drejtësisë është vlerësuar me çmimin e dytë për gazetarinë investigative nga Bashkimi Europian për vitin 2019.

Çmimin e parë e mori gazetarja Klodiana Lala dhe çmimin e tretë gazetari Andi Malasi.

Faktoje publikoi në gusht të vitit 2019 historinë me faturat ku Ministria e Drejtësisë, kishte shpenzuar shuma jo të vogla për akomodim dhe fluturime jashtë vendit.

Pas këtij artikulli Faktoje publikoi të dhëna edhe për shpenzimet e dy ministrive të tjera, ndërkohë që shumica e ministrive nuk kthyen përgjigje ose e dërguan atë pa dokumentacionin ilustrues. Refuzimi i institucioneve për të dërguar faturat e shpenzimit të titullarit dhe zyrtarëve për udhëtimet jashtë vendit e bë edhe më evident pas publikimit të artikullit të publikuar në datë 23 gusht të vitit 2019

Teksa ka kaluar mbi një vit nga publikimi i këtij shkrimi i cili ngjalli reagime të gjithanshme në opinionin publik dhe duke parë mos-respektimin e ligjit për të drejtën e informimit nga institucionet e tjera, Faktoje vendosi ta ndjekë si çështje në rrugë ligjore.

Faktoje e përfaqesuesuar nga Qendra Respublika ka paditur në gjykatë ministritë, Kuvendin e Shqipërisë dhe Presidencën, ose 11 institucione gjithsej që nuk kthyen përgjigje. Procesi gjyqësor vazhdon dhe po ndiqet nga Faktoje me qëllimin për të marrë të drejtën që i takon për t’iu vënë në dispozicion dokumentacioni i kërkuar.

Faktoje, është  organizata e parë fact checking në Shqipëri, e antarësuar pranë rrjetit ndërkombëtar IFCN që ka në themel të punës së saj nxitjen e llogaridhënies dhe transparencës. Faktoje, ka si mision verifikimin e premtimeve, deklaratave dhe sesi zyrtarët e lartë i shpenzojnë paratë publike, çka dhe ishte subjekt i shkrimit mbi faturat.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img