BallinaUncategorized“Histori të pathëna”, viktimat e trafikimit në sytë e të rinjve

“Histori të pathëna”, viktimat e trafikimit në sytë e të rinjve

Një ekspozitë me fotografi dhe me ese që përshkruajnë viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, migrimin e paligjshëm dhe kontrabandën, skllavërinë moderne në këndvështrimin e të rinjve, u hap për publikun më 29 tetor në Tiranë nga UNICEF Albania.

Trafikimi i qenieve njerëzore është një problematikë aktuale, jo vetëm në Shqipëri, situatë e cila është përkeqësuar dhe më shumë nga pandemia e COVID-19.

“Rreth 40.3 milionë njerëz përllogariten që janë pjesë e një forme të trafikimit të qenieve njerëzore, si punë e detyruar apo forma të tjera në mbarë botën. Ky është një problem shumë i rëndë që duhet ta zgjidhim së bashku. Pandemia COVID-19 e ka përkeqësuar situatën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe e ka bërë më të vështirë punën tonë”, – u shpreh drejtuesja e programit kundër shfrytëzimit në Mbretërinë e Bashkuar, Frances Godfrey, e cila e vuri theksin sesi pandemia Covid-19 kishte ndikuar në trafikimin e qenieve njerëzore.

E pranishme në këtë takim, zëvendëspërfaqësuesja e UNICEF në Shqipëri, Edina Kozma theksoi se trafikimi i qenieve njerëzore është një fenomen që na prek të gjithëve.

“Kam lexuar përmbledhjen e historive dhe kam parë të gjitha këto imazhe dhe fotografi dhe kam dalë në përfundimin se duhet të përshpejtojmë përpjekjet tona në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëore. Ky fenomen prek jetën e të gjithëve ne si nëna, si partnerë dhe famijarë. UNICEF që prej vitit 2020, në bashkëpunim me shumë partnerë dhe anëtarë të shoqërisë civile ka zbatuar një program shumë kompleks, ambicioz dhe në të njëjtën kohë shumë emocionues falë mbështetjes së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”, u shpreh zonja Kozma.

Drejtoresha e anti-trafikut dhe emigracionit në Ministrinë e Brendshme, Elsonida Rama tha se trafikimi i qenieve njerëzore prish një jetë reale dhe se gjithësecili prej nesh duhet të japë konrtibutin e tij në luftën kundër këtij fenomeni.

Histori të pathëna

“Unë me aparatin fotografik kam pasur një lidhje të hershme, qëkur zbulova se ai ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me kohën. Është i vetmi që arrin që ta ndalë momentin. Ne e dimë që trafikimi i prek të gjithë, gra të rritur, të rinj, por unë doja të ndalesha vetëm pak te një target grup është shumë delikat. Të gjithë ne këtu, pavarësisht ndryshimeve që kemi, moshës, veshjes, statusit klasor, të gjithë dikur kemi qenë fëmijë. Mbase fëmijëria jonë nuk ka qenë më e mira e mundshme, por janë një grup fëmijësh atje jashtë që ju mohohet kjo, u tjetërsohet”, tha Arben Vata, një prej fituesve në zhanrin e fotografisë.

Fituesit në fushatën e ndërgjegjësimit me tregime të shkurtra dhe fotografi “Histori të pathëna” ishin:

Në zhanrin e fotografisë

Arben Vata, 30 vjeç nga Kukësi

Andora Kukeli, 17 vjeçe nga Tirana

Elda Sahiti, 22 vjeçe nga Gjilani i Kosovës

Në ese

Erind Mustafaraj, nga Elbasani

Oksana Duqi, nga Tirana

Ronaldo Sinjari, nga Durrësi

𝟏𝟎𝟕 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝟕𝟗 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢 kanë marrë pjesë në këtë konkursin mbarëkombëtar në kuadër të programit “𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐓𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐐𝐞𝐧𝐢𝐞𝐯𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚”. Pjesëmarrësit shprehën pikëpamjet e tyre personale mbi mënyrën se si ata e perceptojnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë moderne dhe ndikimin që ka në shoqërinë tonë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img