Qendra Kulturore për Fëmijët në Durrës ka hapur dyert dhe ofron kurse falas për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, ndonëse ndërtimi i saj shkoi përtej afateve të parashikuara. QKF ishte një premtim i kryebashkiakes Emiriana Sako gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2023. Ajo ka një kapacitet prej 600 fëmijësh dhe organizon veprimtari kulturore, artistike, shkencore e sportive të rreth 60 shkollave 9-vjeçare të rrethit të Durrësit.

Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore për Fëmijë ishte një prej premtimeve të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako në programin e shpallur para zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Pjesë nga platforma e shpallur gjatë fushatës nga Emiriana Sako, 2023

Pas marrjes së mandatit në krye të Bashkisë së Durrësit, Sako inspektoi punimet për ndërtimin e godinës në qershor të vitit 2023. Në pamjet e publikuara prej saj në rrjetet sociale, shihet edhe tabela e punimeve, ku tregohej se leja e ndërtimit ishte dhënë më 28 prill 2023 dhe afati i përfundimit të punimeve ishte 4 muaj.

Në një verifikim që Faktoje.al bëri në tetor të vitit të shkuar, rezultoi se objekti nuk kishte përfunduar edhe pse kishin kaluar afatet e përcaktuara.

Në lidhje me këtë, Faktoje.al iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë së Durrësit, ku ndër të tjera e pyetëm për ecurinë e punimeve. Institucioni bëri të ditur se punimet kanë përfunduar dhe godina është funksionale për të ofruar kurse falas për fëmijët.

“Vlera e investimit është 124,786,252.0 lekë me T.V.SH. Qendra Kulturore e Fëmijëve ka një kapacitet prej 600 fëmijësh si dhe koordinon e organizon veprimtaritë kulturore, artistike, shkencore e sportive të rreth 60 shkollave 9-vjeçare të rrethit të Durrësit”, njoftoi Bashkia e Durrësit, duke shpjeguar se “në këtë qendër ofrohen kurse aktrimi, solist, kitarë, balet, gjuhë e huaja, letërsi, matematikë, shah, pikturë etj”.

Në një verifikim që Faktoje.al bëri në tetor të vitit të shkuar, rezultoi se objekti nuk kishte përfunduar edhe pse kishin kaluar afatet e përcaktuara.

Në lidhje me këtë, Faktoje.al iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë së Durrësit, ku ndër të tjera e pyetëm për ecurinë e punimeve. Institucioni bëri të ditur se punimet kanë përfunduar dhe godina është funksionale për të ofruar kurse falas për fëmijët.

“Vlera e investimit është 124,786,252.0 lekë me T.V.SH. Qendra Kulturore e Fëmijëve ka një kapacitet prej 600 fëmijësh si dhe koordinon e organizon veprimtaritë kulturore, artistike, shkencore e sportive të rreth 60 shkollave 9-vjeçare të rrethit të Durrësit”, njoftoi Bashkia e Durrësit, duke shpjeguar se “në këtë qendër ofrohen kurse aktrimi, solist, kitarë, balet, gjuhë e huaja, letërsi, matematikë, shah, pikturë etj”. Qendra Kulturore për Fëmijë në Durrës u inaugurua më 1 qershor të këtij viti.

Verifikimi në terren

Në mes të muajit tetor, Faktoje.al bëri një verifikim në terren për të parë nga afër Qendrën Kulturore për Fëmijë. Ashtu siç bëri të ditur edhe Bashkia, qendra ishte funksionale dhe ofronte kurse falas për fëmijët.

Lida, nënë e një djali në klasën e 7 thotë për Faktoje.al se që prej fillimisht të muajit shtator e ka regjistruar të birin në kursin e pikturës.

“Djali ka talent në pikturë dhe mendova shyqyr që u hap që ta sjell. Kushtet janë të mira, mësuesit të sjellshëm, fëmija vjen me dëshirë. Është mundësi e mirë për fëmijët, sepse në këtë mënyrë shmangin dhe telefonin”, tregon ajo.

Nisur nga verifikimi i kryer dhe informacionet e grumbulluara vendosëm që premtimin për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore për Fëmijë në Durrës, ta kategorizojmë të mbajtur.

* Faktoje, e mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

Artikulli paraprakGjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk e shpalli të paligjshëm Izraelin
Artikulli tjetërPropaganda e qeverisë me pensionistët
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.