BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookGjyqi ndaj Fredi Bejlerit prodhon tituj bombastikë për portalet  

Gjyqi ndaj Fredi Bejlerit prodhon tituj bombastikë për portalet  

Asnjë incident nuk është regjistruar në gjyqin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bejlerit ,siç thuhet në artikuj të shpërndarë në portale. Verifikimi i Faktoje tregon se mediat online kanë abuzuar me titullin, me qëllim tëheqjen e klikimeve.

Në një artikulli të datës 18 shtator, portali “Lajme Shqip” pretendon se ka pasur një incident në gjyqin ndaj Fredi Bejlerit, i arrestuar me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Incident në gjyqin e Belerit, gjykata s’e ‘ha’ presionin”- titullohet lajmi i portalit i publikuar në 18 shtator dhe ndarë më tej nga disa profile në rrjete sociale duke tërhequr qindra komente dhe reagime.

Artikulli i shpërndarë nga portali

Nëse do shohim në brendësi të artikullit, më tej thuhet se: “Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ndryshoi vendimin. Fredi Beleri është lënë në burg pa afat ditën e sotme. Një tjetër kërkesë, kjo që është rrëzuar mes shumë të tillave që janë bërë në muajt e fundit që pas 12 majit kur u arrestua”.

seancën e mbajtur më 18 shtator, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në qeli Fredi Belerin, i akuzuar për shitblerje votash. Në gjyqin ndaj tij ishte e pranishme ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Artikulli flet më tej për një një qytetar që i është drejtuar ambasadores greke në momentin që ajo po largohej nga gjykata, duke e akuzuar se po mbron një kriminel. Kjo situatë ka ndodhur jashtë ambjenteve të gjykatës, pas përfundimit të gjyqit.

Në këtë rast, portali ka përdorur një titull “sensacional” me qëllim tërheqjen e klikimeve, pasi asnjë incident nuk është shënuar në gjyqin e Bejlerit që të ketë “trembur” gjykatën.

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Fredi Beleri, përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, një nga forcat që përfaqëson minoritetin grek, u arrestua më 12 maj, nën akuzën e blerjes së votës.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img