Pretendimi se qeveria amerikane po spërkat kimikate nëpërmjet avionëve me qëllim kontrollin e motit në vitin 2025 nuk ka asnjë bazë të provuar deri më sot. Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Forcat Ajrore të SHBA argumentojnë se teoria është një mashtrim.
—
Postime të shpërndara në rrjetet sociale pretendojnë se qeveria amerikane po spërkat me kimikate jo vetëm qiellin nëpërmjet gjurmëve që lënë pas avionët, një teori e përhapur që prej kohës që kanë filluar fluturimet, por tashmë mesa duket edhe pijet dhe produktet e tjera të përdorimit të përditshëm.
“Që nga viti 2000, Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Energjisë kanë spërkatur të gjithë Shtetet e Bashkuara, qiellin, pijet toksike, kimikatet dhe agjentët e tjerë biologjikë. Ushtarak dhe disa avionë komercialë janë pajisur me fuçi të mëdha me të paktën 49 lloje të ndryshme të helmeve kimike të dokumentuara.”- shkruhet në postimin që shoqëron një video të një gruaje në një panel apo konferencë shtypi.
Postimet e shpërndara në rrjetet sociale
Pamjet e shpërndara në 24 janar në Facebook tregojnë Ilya Sandra Perlingieri, studiuese dhe autorë e disa botimeve të diskutueshme, duke folur në vitin 2010 në një konferencë në Shkollën Juridike të Massachusetts në Andover. Në video, Perlingieri pretendon se avionët ushtarakë dhe disa komercialë janë pajisur me depozita të mëdha të të paktën 49 llojeve të ndryshme të helmeve kimike të dokumentuara dhe po lëshojnë myk patogjen, kërpudha dhe viruse me qëllim kontrollin e motit në vitin 2025. Fjalimi flet për filmime konkrete ku bazohen këto pretendime, por burimet mbeten të pazbuluara.
Video qarkullon në internet prej më shumë se një dekade si një provë e teorisë konspirative që pretendon se gjurmët e kondensimit pas avionëve janë “gjurmë kimike”.
Sipas verifikimeve të kryera nga kolegët e “PoliticiFact”, deklarata e Dr. Perlingierit mbi “programin sekret, në shkallë të gjerë të spërkatjes atmosferike”, është pjesë e keqinterpretimeve të nisura që prej vitit 1996, pas publikimit të një një punimi shkencor nga “Air University”, i titulluar “Moti si shumëzues i forcës: Zotërimi i motit në 2025″.
Sipas National Geographic U.K, dokumenti ishte rreth përdorimit hipotetik të motit për objektiva ushtarake. “Mirëpo, ai dokument nuk pasqyronte politikën, praktikën apo aftësinë aktuale ushtarake. Është detyrë dhe politikë e Forcave Ajrore të vëzhgojë dhe të parashikojë motin”-argumentojnë forcat ajrore.
Disa njerëz besojnë se gjurmët kimike janë një “program sekret, në shkallë të gjerë të spërkatjes atmosferike”, thuhet në një studim të publikuar në vitin 2016 nga Instituti Carnegie për Shkencën, Universiteti i Kalifornisë Irvine dhe organizata jofitimprurëse “Near Zero”. Por, gjurmët kimike nuk janë reale, thanë kimistët dhe gjeokimistët atmosferikë të anketuar në vitin 2016 nga të këto tre organizatat.
Studimi i vitit 2016 theksoi gjithashtu se: “Proceset fizike dhe kimike të mirëkuptuara” zhvlerësojnë provat e supozuara për gjurmët kimike.
Provat e supozuara gjithashtu mund të shpjegohen nga formimi tipik i kontraileve të aeroplanit dhe kampionimi i dobët i të dhënave, thanë studiuesit.
Kontrail është një term i shkurtuar për shtigjet e kondensimit, të cilat formohen nga kombinimi i lagështisë së lartë dhe temperaturave të ulëta “që shpesh ekzistojnë në lartësitë e fluturimit të avionëve”, sipas Forcave Ajrore, e cila e ka quajtur teorinë e konspiracionit të kimikateve, “një mashtrim“.
Forca Ajrore tha se kontrailët përbëhen kryesisht nga uji (në formën e kristaleve të akullit) dhe nuk paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve.
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka hedhur poshtë gjithashtu teorinë konspirative të gjurmëve kimike. Agjencia thotë se nuk është në dijeni të ndonjë lëshimi të qëllimshëm të kimikateve ose agjentëve biologjikë në atmosferë.
EPA (Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të Shteteve të Bashkuara) nuk është në dijeni të ndonjë lëshimi të qëllimshëm të kimikateve ose agjentëve biologjikë në atmosferë dhe Forcat Ajrore shtojnë se teoria është një mashtrim.