.

.

BallinaFaktometerE vërtetëGjiknuri: Ujësjellësi i Lezhës garanton 24-orë ujë në ditë

Gjiknuri: Ujësjellësi i Lezhës garanton 24-orë ujë në ditë

MERXHAN DACI & KLEVIS PALOKA

Deklarata e mëposhtme u bë nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri në 13 Janar në Twitter:

 

Këtë deklaratë e konfirmoi edhe drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Lezhës Zef Maçi.

Qyteti i Lezhës bashkë me fshatrat përreth furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm. Projekti përfshin ndërtimin e veprave të marrjes së ujit, ndërtimin e rrjetit kryesor të ujësjellësit, rezervuarët e qytetit. Kemi vendosur matësit shtëpi për shtëpi dhe monitorohet me sistemin Scada. Kemi në projekt të realizojmë ujësjellësin e Shëngjinit dhe një studim fizibiliteti për fillimin e investimeve në fshatra”.

Bashkia e Lezhës, e pyetur nga ‘’Faktoje’’, tha se ujësjellësi i ri i Lezhës i financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW me mbështetjen e qeverisë gjermane dhe zviceriane, përfunduar në vitin 2017, furnizon me ujë 24 orë rreth 50-mijë  banorë të  bashkisë Lezhë, konkretisht qytetin e Lezhës, Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, Lalm i Ri, Balldren si dhe rrethinat deri tek Fabrika e Tullave.

Ndërkaq ‘’Faktoje’’pyeti edhe disa banorë të zonës për të konfirmuar deklaratën.

S.P, banor i Shëngjinit i pyetur nga ‘’Faktoje’’konfirmoi se në Ishull-Shëngjin ka ujë 24-orë pa ndërprerje.

Po ashtu, A.XH., banor i qytetit të Lezhës u shpreh se në qyetet pas investimit në ujësjellës tashmë ka ujë 24-orë.

Duke marrë parasysh deklaratën fillestare, e pasuar nga e dyta, duke shtuar përgjigjen e Bashkisë së Lezhës dhe përgjigjet e qytetarëve, ‘’Faktoje’’ e konsideron këtë lajm TË VËRTETË.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img