Pretendimi: Gjermania po përgatitet për luftë pas kërcënimeve nga Rusia
Rate: Mungon konteksti
Në ditët e fundit të marsit, në platformën sociale “Threads”, portalet online vendase qarkulluan si “lajm të fundit” njoftimin se Gjermania po përgatitet për luftë. Këto artikuj citojnë shefin e shtabit të ushtrisë gjermane, gjeneralit Carsten Breuer, i cili u shpreh në intervistën e tij se ushtria gjermane duhet të ndryshojë mentalitetin dhe kapacitetet e saj.
Të njëjtën retorikë për publikun ka ndarë edhe Boris Pistorius, ministri gjerman i mbrojtjes. Në një intervistë që Pistorius i ka dhënë gazetës Gjermane Tagesspiegel me 19 janar,
Megjithatë, Pistorius ka folur haptazi për strategjinë e Gjermanisë dhe kërcënimet e marra nga Kremlini. “Ne dëgjojmë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë … kështu që duhet të kemi parasysh që Vladimir Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në të ardhmen,” i ka thënë Pistorius gazetës gjermane.
Pavarësisht se ai nuk pret një sulm direkt nga Rusia tani, Pistorius ka pohuar se, “Ekspertët tanë presin një periudhë prej pesë deri në tetë vjet në të cilën kjo mund të jetë e mundur.”
Sipas Pistorius, “duhet të mësohemi të jetojmë përsëri me rrezik dhe të përgatitemi – ushtarakisht si dhe në aspektin e mbrojtjes civile,” duke qënë se retorika e Putin ndaj NATO-s dhe vendeve fqinje si Suedia është bërë e rrezikshme.
Siç e shpjegon dhe Politico, në 2023 Gjermania përditësoi për herë të parë që prej vitit 2011 doktrinën e saj ushtarake. Aty shkruhet:
“Lufta është kthyer në Evropë. Gjermania dhe aleatët e saj edhe një herë duhet të përballen me një kërcënim ushtarak. Rendi ndërkombëtar është nën sulm në Evropë dhe në mbarë globin. Ne po jetojmë në një pikë pa kthim.”
Në fillim te prillit, Pistorius deklaroi se do të kishte një ristrukturim gjithëpërfshirës të ushtrisë Gjermane. “Ndryshimet përfshijnë krijimin e një dege të katërt të forcave të armatosura që specializohen në luftën kibernetike, e cila do të veprojë përkrah ushtrisë, forcave ajrore dhe marinës,” tha ai.Si përfundim, është e vërtetë që Gjermania po synon të ketë një ushtri “të gatshme për luftë”, me një komandë të re qendrore dhe një degë të specializuar në luftën kibernetike të planifikuar. Por nuk presin që Putin të sulmojë një vend të NATO-s në muajt e ardhshëm. Në fakt, sipas Pistorius, këto nisma nga ana e Gjermanisë janë sinjal ndaj Rusisë, “Askush nuk duhet të ketë idenë për të na sulmuar si një territor i NATO-s. Ne duhet ta përcjellim këtë në mënyrë të besueshme dhe të vërtetë,” tha Pistorius në një konferencë shtypi në Berlin.