Pretendimi: Kina e ka shpallur zyrtarisht George Sorosin “Terrorist Global”

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————–

rrjete sociale po qarkullon pretendimi se Kina ka shpallur zyrtarisht miliarderin dhe gogolin e konspiracionistëve George Soros si “terrorist global.”

Megjithatë, në faqen zyrtare të qeverisë kineze nuk ekziston ndonjë njoftim i tillë.

Ky pretendim duket se është frymëzuar nga një artikull opinion i botuar në shtator 2021 nga “The Global Times”, një gazetë e Partisë Komuniste Kineze. Artikulli i referohet Sorosit si një “terrorist global ekonomik.”

Artikulli akuzonte Sorosin se kishte financuar pronarin e burgosur të gazetës, Jimmy Lai, për të mbështetur protestat kundër Pekinit në vitin 2019 në Hong Kong.

Gjithsesi, artikulli në asnjë moment nuk thotë se qeveria kineze, apo Partia Komuniste Kineze, e shpalli zyrtarisht George Soros një terrorist global, ose bir i Satanait.

Imazhi që po qarkullon në fakt tregon një artikulli në anglisht që është botuar në një faqe që nuk ekziston aktualisht, më 11 shtator 2021. Për ta bërë atë të duket “i ri”, duket se viti (2021) është fshirë. Nëse vërejmë me kujdes imazhin, mund të shihet se ka një hapësirë midis datës 11 shtator dhe orës 13:00.

Një zëdhënës nga fondacioni i Soros, Open Society Foundations, konfirmoi për USA Today se qeveria kineze nuk e ka shpallur Sorosin terrorist.