.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookFutbollistët palestinezë dhe jo kombëtarja kiliane me fanellën palestineze  

Futbollistët palestinezë dhe jo kombëtarja kiliane me fanellën palestineze  

Pretendimi: Lojtarët e Kilit shfaqen në fushë me fanellën me ngjyrat e flamurit të Palestinës

Verdikti: Mungon konteksti

Sportistët e shfaqur me bluzat me ngjyrat e flamurit palestinez i përkasin një ekipi palestinez që jetojnë në Kili. Tranformimi i fanellës se ekipit “Deportivo Palestino” ka bërë që të merren masa ndaj tyre.

Postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë pretendojnë se lojtarët e Kilit kanë veshur fanella me ngjyrat e flamurit palestinez.

Lojtarët e Kilit në përkrahje të palestinezëve kanë veshur fanellat me ngjyrat e flamurit të Palestinës dhe numrin 1 e kanë formuar në bazë të hartës origjinale të Shtetit të Palestinës”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Ne vendosëm të bëjmë një verifikim të këtyre pretendimeve, duke kërkuar fillimisht imazhin nëpërmjet mjeteve të verifikimit të fotove. Nga kërkimi rezulton se foto është e vërtetë, por i përket një ekipi të palestinezëve që jetojnë në Kili. Në lidhje me këtë ekip, BBC raporton se Federata Kombëtare e Futbollit Profesionist (ANFP) e Kilit e ndaloi Klubin “Deportivo Palestino” të përdorte fanellën e saj, në të cilën numri “1” ishte zëvendësuar nga një hartë e territorit historik të Palestinës.

Skuadra, e cila merr pjesë në divizionin e parë të futbollit kilian u themelua nga komuniteti palestinez që banon në vend, me rreth 400,000 persona, më i madhi në Amerikën Latine.

Harta e zgjedhur tregonte territorin ashtu siç ishte, para ndarjes dhe krijimit të shtetit izraelit në 1948. Fanella e re shkaktoi reagime nga organizatat hebraike, të cilat pretendonin se dizajni i hartës nënkuptonte se Izraeli i përkiste Palestinës.

ANFP deklaroi se kundërshton të gjitha format e diskriminimit. Klubi gjithashtu mori një dënim monetar prej rreth 1,300 dollarësh amerikanë.

Nisur nga vendimi, drejtuesit e “Deportivo Palestino” bënë me dije se do t’i përmbahen masës dhe nuk do ta përdorin hartën si numër, megjithëse nuk përjashtuan që ajo të vazhdojë të përdoret në pjesën tjetër të veshjeve.

“Ne do të respektojmë dhe do të paguajmë gjobën. Ne nuk do të apelojmë”, tha për agjencinë e lajmeve EPE. Fernando Aguad, një palestinezo-kilian dhe president i Deportivo Palestino.

Ekipi i përdori fanellat tre herë këtë sezon dhe aktualisht është i treti në renditjen e ligës, vetëm dy pikë larg liderëve.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img