BallinaFake newsDezinformimi në kohë krizashFrika për nje luftë nukleare, rrit dizinformimin në rrjetet sociale

Frika për nje luftë nukleare, rrit dizinformimin në rrjetet sociale

Barbara Halla

Provokimet e Putin për luftë nukleare kanë një histori të gjatë me kërcënimet për një konflikt bërthamor. Në mars të këtij viti ai urdhëroi që forcat bërthamore të Rusisë të vendoseshin në gatishmëri të lartë për herë të parë që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë, duke shkaktuar shqetësim. Edhe para se të fillonte lufta në Ukrainë, Putin kishte nxjerrë arsenalin për testim (siç ishte rasti me testin e 19 shkurtit), dhe ka inskenuar disa manovra të tilla ndër muaj.

Këto veprime apo teste përdoren si një tregues force nga ana e Putin, si dhe për të dekurajuar shtetet perëndimore nga përfshirja e metëjshme në luftën ne Ukrainë. Për shembull, testi i fundit i raportuar ka ndodhur kur presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden premtoi se do t’i dhuronte ushtrisë Ukrainase raketa me rreze më të gjatë.

Portali fakte.buzz raportoi me datë 6 korrik 2022 se Rusia po kryente një tjetër manovër të tillë, duke nxjerrë raketat bërthamore për testim.

Burim: Fakte.buzz

Raporte të tilla mbi këtë test bërthamor ekzistojnë vetëm nëpër portalet Britanike siç janë The Mirror, Daily Mail, apo The Express, të cilat nuk janë burime të besueshme pasi shpeshherë manipulojnë fotografi dhe ngjarjet për të tërhequr vëmendjen e lexuesit me lajme të paqëna.

Burim: Daily Mail

Për shembull, The Factual, një organizatë që analizon vërtetësinë e artikujve të publikuar nga media të ndryshme, zbuloi se vetëm 39.7% të lajmeve të publikuara nga Daily Mail janë të vërteta. Mesatarja për mbi 240 media të analizuara është diku tek 61.9%. Për The Mirror, ky numër është 46.7%.

I tillë është edhe lajmi i raportuar nga portali fakte.buzz, ku sipas të cilit këto teste nukleare shpallin “fundin e ekzistencës së njerëzimit.” Në fakt, nuk ka asnjë provë konkrete, që të vijë nga një burim i besueshëm (pra një gazetë apo media që renditet si e sigurtë dhe e besueshme).

Përsa i përket fotove të përdorura nga Daily Mail dhe gazeta të tjera britanike ato duken ta kenë origjinën nga vetë Daily Mail të cilat i atribuohen “east2west news” e cila është një agjenci mediatike ruse. Kjo tregon se edhe nëse një test i tillë është vendosur në skenë, me shumë gjasa ai është bërë pikërisht për të shpërndarë propagandë nga shteti rus në mediat perëndimore dhe të nxisë frikën e një luftë bërthamore.

Sipas një analize të ekspertëve të Atlantic Council, edhe përse rreziqet e një sulmi bërthamor nga ana e Putin nuk janë zero, Putin e di shumë mirë se një luftë bërthamore me një superfuqi si Shtetet e Bashkuara do të shkaktonte dëme të papranueshme për të. Në një deklaratë të lëshuar në fillim të gushtit, Putin tha se një luftë bërthamore është e pafitueshme.

“Ne procedojmë me idenë se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të niset kurrë,” sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Me të gjithe testet dhe kërcënimet e leshuara nga Rusia dhe qeveria e Putin, apo edhe vënien në skenë të testeve të ndryshme me raketa bërthamore që kanë aftësinë të godasin të paktën kontinentin europian, qeveria ruse nuk e ka lëvizuar artilerinë e vetë bërthamore në vende nga ku mund të godasi. Kjo tregon se Putin nuk është i gatshëm të ndërrmarrë një hap të tillë drastik.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img