.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookFotografitë që ngrenë dyshime për sozinë e Putin, të nxjerra jashtë kontekstit

Fotografitë që ngrenë dyshime për sozinë e Putin, të nxjerra jashtë kontekstit

Fotot e publikuara nga zyrtarët ukrainas si provë e një sozie të përdorur së fundi nga Putin rezultojnë të pasakta. Verifikimi i “Faktoje” zbulon se provat që po qarkullojnë edhe në mediat shqiptare janë nxjerrë nga konteksti.

——————————

Një numër mediash raportuan në 19 mars për dyshime në Ukrainë se presidenti rus Vladimir Putin ka përdorur një sozi gjatë vizitës së tij në qytetin ukrainas të pushtuar nga ushtria ruse Mariupol.

Këto lajme i referohen zyrtarit ukrainas Anton Gerashchenko i cili postoi 3 foto të presidentit Putin në data të ndryshme, duke vërejtur që njerëzit e shfaqur në foto kishin mjekra të ndryshme. Sipas Gazetës Tema, “Një fotografi tregonte Putinin, një muaj më parë në një fjalim në Asamblenë Federale në Moskë. Një tjetër ishte nga vizita e raportuar e Putinit në portin detar Sevastopol në Krime më 18 mars. Dhe e treta ishte nga pamjet e publikuara të nesërmen që tregonin dukshëm diktatorin në Mariupolin e goditur nga lufta.”

Postimi i Gerashchenko në Twitter

Në të vërtetë, foto e parë, e datuar si të ishte shkrepur në 21 shkurt 2023, është e 3 viteve më parë. Ajo është përdorur për herë të parë nga një artikull i agjensisë ruse të lajmeve TASS, më 23 shkurt 2020.

Artikulli i TASS, i publikuar më 23 shkurt 2020

Ndërkohë, të dy fotot e tjera janë shkëputur nga videovizitës së Putin në Mariupol më 19 mars 2023, dhe jo njëra në Mariupol dhe tjetra në Sevastopol një ditë më parë, si është shënuar në fotot e shpërndara nga këshilltari ukrainas Gerashchenko. Në këto kushte, ashtu siç kanë arritur në përfundim edhe kolegët tanë të Reuters, nuk mund të flitet për fakte të provuara të përdorimit të një sozie të Putin në vizitën e fundit në Mariupol. 

Që prej nisjes së agresionit në Ukrainë propaganda ruse ka instensifikuar përmbajtjen e saj dizinformuese në rrjetet sociale. Mesa duket, në këtë rast, jemi përpara një informacion të rremë të shpërndarë nga propaganda ukrainase. “Faktoje” ka verifikuar edhe më parë informacione të ngjashme të pavërteta të furnizuara nga Kievi me synim denoncimin e kultit të Putin në Rusi. 

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img