BallinaFake newsDezinformimi në kohë krizashFoto e tankeve të dëmtuara në Ukrainë keqinterpretohet si shkatërrim i ushtrisë izraelite

Foto e tankeve të dëmtuara në Ukrainë keqinterpretohet si shkatërrim i ushtrisë izraelite

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale, të cilat pretendohet se i përkasin sulmeve të Palestinës ndaj tankeve izraelite nuk kanë lidhje me këto zhvillime. Faktoje verifikoi se imazhet i përkasin konflikteve të tjera të ndodhura më parë.

Postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë pretendojnë se forcat palestineze kanë shkatërruar tanket izraelite. Ky postim është shoqëruar me foto, të cilat supozohet se i përkasin këtij sulmi.

Tanket e jehudëve të shkatërruara nga rezistenca palestineze”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimi i shpërndarë në rrjetet sociale

Në lidhje me këto pretendime, ne vendosëm të bëjmë një verifikim. Fillimisht kërkuam në Google nëse kishte pasur një sulm kaq agresiv nga ana e organizatës Hamas ndaj tankeve izraelitëve.

Nga kërkimi rezulton se 2 tanke izraelite dhe 4 automjete janë shkatërruara në veri të Gazës më datë 1 nëntor.

“Dy tanke izraelite dhe katër automjete ushtarake izraelite u shkatërruan me predha kundër blindave në qytetin Beit Hanoun në Rripin verior të Gazës, tha Hamasi të mërkurën. Krahu i armatosur i grupit, Brigadat Qassam, tha në një deklaratë se dy tanket u goditën nga predha ‘Yasin 105″-raportojnë mediat e huaja.

Mirëpo, ne bëmë edhe një verifikim të fotove të përdorura nga përdoruesit në rrjetet sociale. Nëpërmjet mjeteve të verifikimit të fotove rezulton se imazhi i parë i përket zhvillimeve nga lufta në Ukrainë.

Ndërkohë, imazhi tjetër qarkullon në rrjet që prej vitit 2017 dhe nuk ka lidhje me luftën mes Izraelit dhe Palestinës. Pra, ka pasur një sulm nga palestinezët ndaj tankeve të Izraelit, por imazhet e përdorura nuk kanë asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Faktoje ka verifikuar një sërë informacionesh të rreme që lidhen me luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img