.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookFoto e pahijshme e mbretëreshës Kamila është një krijim artistik

Foto e pahijshme e mbretëreshës Kamila është një krijim artistik

Pretendimi: Kjo është një foto e mbretëresha britanike Kamila me këmishe nate dhe alkool

Verdikti: E pavërtetë

Foto e Mbretëreshës britanike Kamila, ku shfaqet me këmishë nate dhe alkool është thjesht një krijim artistik, ndryshe nga çfarë pretendohet në rrjetet sociale.

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale në vendin tonë tregon një pamje jo shumë noramle për publikun të mbretëreshës britanike Kamila, veshur me një këmishë nate, teksa konsumon alkool në fronin mbretëror. Në tekstin që shoqëron imazhin aludohet se Kamila shijonte çastet e vetme, teksa Mbretit Charles festonte ditëlindjen.

Sot është festa e ditëlindjes së Mbretit të Britanisë! Por lind pyetja: Ku është Mbretëresha e re Kamila?!”-shkruajnë një përdorues krahas fotos.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të imazhit. Nëpërmjet “Google Reverse Image” gjetëm se kjo foto në fakt është një krijim artistik dhe se Mbretëreshë Kamila nuk është shfaqur kurrë në një foto publike me këmishë nate duke konsumuar alkool.

Artistja që prodhon imazhe të tilla quhet Alison Jackson dhe është mjaft e njohur për këto krijime të saj. Alison Jackson ka krijuar shpesh herë zhurmë me krijimet e saj, të cilat në disa raste janë marrë të mirëqena. Një nga arritjet më emblematike janë fotografitë e famshme të Marilyn Monroe dhe John F. Kennedy, të diskutuara në ankande dhe të shpeshta në faqet e verifikimeve.

Familja mbretërore britanike, por edhe liderë botërorë kanë qenë pjesë e krijimeve të çuditshme të artistes britanike.

“Një këmbë në të vërtetën, një këmbë në fantazi, Alison Jackson eksploron se si fotografia, kulti i të famshmëve dhe media e kanë transformuar marrëdhënien tonë në atë që është “reale”-thuhet në faqen e saj në internet, ku janë të publikuara krijimet e artistes.

Foto e Mbretëreshës Kamila është thjesht një krijim artistik dhe aty nuk ka asgjë reale, ndryshe nga çfarë pretendohet në postime të shpërndara në rrjetet sociale.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img