BallinaProjekteLufta kundër dizinformimit dhe zhvillimi i medias në ShqipëriFoto e manipuluar ruse krijon indinjatë për “policinë që duam”

Foto e manipuluar ruse krijon indinjatë për “policinë që duam”

Një foto që tregon dy punonjëse policie duke luajtur në ambjentet e punës po qarkullon së fundi online duke grumbulluar mbi 10 mijë shikime. E shoqëruar me sloganin e famshëm të epokës së ministrit Tahiri, “policia që duam”, kjo foto ka siguruar qindra komente nga personazhe publikë dhe qytetarë të thjeshtë që shprehin indinjatën e tyre për situatën ku është ‘katandisur” uniforma e policisë. Sa turp… Policia e Shtetit, Oh Zot, Shtet patatinash”, “…kjo ndodh vetëm te populli jonë”, këto janë vetëm disa nga komentet që shoqërojnë foton. 

Një shikim pak më i vëmendshëm i detajeve në foto konstaton se dicka nuk shkon me ngjyrën dhe simbolet e uniformës policore shqiptare të vajzave në foto. 

Me anë të një kërkimi në motorin e kërkimit të imazheve TinEye, “Faktoje” zbuloi se foto origjinale i përket uniformës së policisë ruse. është lehtësisht e dallueshme që në imazhin origjinal mbishkrimin POLICIA si dhe logot e uniformës janë në alfabetin Cirilik, ashtu si dhe detaje të tjera në ambjentin e dhomës ku është shkrepur kjo foto nuk janë në gjuhën shqipe.

Ajo është një version i modifikuar për ta bërë të duket sikur personat kanë veshur uniformë policie shqiptare, siç tregohet më poshtë.

Foto origjinale (majtas) dhe foto e modifikuar (djathtas)

 

Krahasim i fotos së montuar me atë origjinale

Foto është postuar për herë të parë në vitin 2019 e shoqëruar me vendndodhjen e saj në një nga kazermat e policisë ruse. E manipuluar me photoshop, për të dhënë idenë se bëhet fjalë për policet shqiptare, foto qarkullon në hapësirat online shqipfolëse prej vitin 2020 duke grumbulluar mijëra shikime.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img