.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëFloida Kërpaçi: Kryeministri po grabit të rinjtë me talasemi

Floida Kërpaçi: Kryeministri po grabit të rinjtë me talasemi

ANDI BORA

“Çdo student me Talasemi për ciklin e plotë të studimit + 1 vit merrte 30.000 lekë. Sot, studenti merr 15.000 lekë vetëm për ciklin e plotë (1 vit shtesë e kanë hequr). Çdo gjimnazist me Talasemi merrte 20.000 lekë. Sot gjimnazistët marrin vetëm 15.000 lekë”.

Kjo ishte deklarata e deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, e botuar në gazetën Integrimi më datë 16 Maj 2018.

Për të verifikuar deklaratën e mësipërme, “Faktoje” iu drejtua me një kërkesë zyrtare për informacion Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në përgjigjen e kthyer thuhet: “Për nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm dhe kurset e formimit profesional kjo pagesë është 20.660 lekë dhe për studentët që ndjekin arsimin e lartë apo individë që kanë grada shkencore, kjo pagesë është 30.990 lekë. Këto pagesa vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për vitin 2018”.

Si rrjedhojë, deklarata e deputetes Floida Kërpaçi klasifikohet GËNJESHTËR.

Informacione shtesë

Pagesa e aftësisë së kufizuar për nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm dhe kurset e formimit profesional është 200% e vlerës së pagesës së aftësisë së kufizuar. Ndërsa për studentët që ndjekin arsimin universitar ose pasuniversitar, kjo pagesë llogaritet në 300% të vlerës së saj.

Në vitin 2017, pagesa e aftësisë së kufizuar u indeksua me 2.2% në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit dhe kjo pagesë arriti në 10.330 lekë për këtë kategori.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img